BB8, krerët e shtëpisë Ziada
dhe Edisoni marrin vendimet e para 

BB8, krerët e shtëpisë Ziada<br />dhe Edisoni marrin vendimet e para 
Në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri kanë nisur dinamikat dhe bashkëjetesa e mirëfilltë e banorëve që kanë zgjedhur të jenë pjesë e këtij reality show. Gjatë ditës së djeshme  Vëllai i Madh njoftoi se Zaida dhe Edisoni duhet të shkonin në Dhomën e Vendimeve.

Vëllai i Madh u tha  se pasi ata u zgjodhën si krerët e shtëpisë u vunë përballë tre zgjedhjeve. Ata duhet të zgjedhin njërën. Çdo zgjedhje e tyre kushtëzon ushqimet e javës në shtëpi.

Gjithashtu Big Brother  i kujton Zaidës dhe Edisonit se vendimi i tyre duhet të jetë i përbashkët. Ata duhet të vendosin në këtë moment që e kërkon Vëllai i Madh. Vëllai i Madh largohet dhe Zaida me Edisonin diskutojnë për vendimin që do marrin. Edisoni njofton se vendosen të marrin 5 milionëshin dhe ti japim për bamirësi dhe do të rrinë me lëngje frutash. Vëllai i Madh i njofton se këta para janë të tyret dhe nuk mund t’i përdorin për bamirësi.

Në këto kushte Edisoni dhe Zaida konsideruan përsëri të gjitha mundësitë. Zaida dhe Edisoni kanë marrë vendimin. Ata vendosën të pranojnë zgjedhjen e parë dhe të marrin 50 mijë lekë secili. Vëllai i Madh i njofton se paratë që vendosën të marrin bëhen ligjërisht të tyre.

Paratë duhet t’i vendosin në çantat e tejdukshme dhe t’i marrin me vete. Vëllai i Madh i njofton që të dalin nga Dhoma e Vendimeve, dhe që është detyra e tyre të mbledhin banorët në dhomën e ndenjies dhe t’i bëjnë me dije ofertën e parave që Big Brother i bëri një natë më parë. banorët duhet të informohen prej tyre se cilat ishin tri zgjedhjet dhe çfarë vendimi morën ata.

Banorët mblidhen te dhoma e ndenjes dhe njoftohen për vendimin e Zaidës dhe Edisonit Ajo i tregon banorëve situatën në të cilën Vëllai i Madh kishte vendosur atë dhe Edisonin. Zgjedhjet që kishin ishin tre:
Nëse do të bënin zgjedhjen e parë, 50 mijë lekë secili, banorët do të konsumojnë gjithë javën ushqime normale, buxheti i tyre nuk do të preket, por në listën e ushqimeve nuk do të përfshihet buka, mielli, makaronat, mishi, kafja dhe cigaret.

Nëse do të bënin zgjedhjen e dytë, 500 mijë lekë secili, banorët do të ngeleshin 3 ditë pa ushqim. Do të mund të konsumojnë vetëm tre milk shake në ditë.

Nëse do të bënin zgjedhjen e tretë, 5 milionë lekë secili, banorët do të ngeleshin 6 ditë pa ushqim. Do të mund të konsumojnë milk shake pa limit.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Holanda zhvendoset djathtas

Holanda zhvendoset djathtas