BB8, Stiliani ndërpret ëndrrën për
100 mln lekë, debate mes banorëve

BB8, Stiliani ndërpret ëndrrën për<br />100 mln lekë, debate mes banorëve
TIRANE - Shtëpia më e ndjekur në Shqipëri, në këtë edicion ka befasur me formulën që ka ndjekur nga java në javë. Edhe pse ka kaluar shumë pak kohë, loja sa vjen dhe bëhet më e vështirë, çiftet, aleancat por edhe armiqtë kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Pas një jave të mbushur me debate për shkak të burgut, gardiani Stiliani ka përfunduar lojën e tij për 100 mln lekë, ndërsa Zaida i shpëtoi eliminimit duke pasur mundësinë të vazhdojë lojën për çmimin e madh.

Ashtu siç e kemi ndjekur, Vëllai i Madh këtë javë i çoi shumicën e banorëve në ‘burg’ duke i vënë në prove dhe duke parë karakterin e gjithsecilit në këtë aspekt. Si çdo mbrëmje dhe natën e mbrëmshme, spektakli nisi ndryshe për banorët e “BB8”. Ata nuk ishin të mbledhur të gjithë në dhomën e ndenjjes si zakonisht, por qëndruan të ndarë në dy grupe. Në dhomën e ndenjjes ishin vetëm katër gardianët, ndërsa të tjerët vazhdonin të qëndronin ende në burg. Që në fillim të spektaklit moderator Ledion Liço dhe opinionistja Mira Kazhani e vunë theksin tek momentet e para të futjes në burg e deri te rrengjet dhe tentativat e tyre për t’u arratisur, të cilët herë pas herë u shoqëruan edhe me debate.
 
Zaida-Fatjoni, sherri qe degjeneroi ne ofendime

Java brenda në burg nuk ka qenë dhe aq e favorshme përsa i përket raportit mes banorëve. Pas një debati të nisur me Zaidës dhe Fatjonit, shkoj përtej pritshmërive. Debati i cili nisi mëngjesin e djeshëm u përfshi dhe Xhensila. Ajo reagoi në mbrojtje të Fatjonit dhe i thotë Zaidës ta mbylli gojën. Zaida ofendon Xhensilën dhe i thotë se ajo nuk do ta ketë kurrë ndjesinë e të qënit nënë. Xhensila ka një lidhje jashtë dhe ndërkohë puthet me Fatjonin në shtëpi. Xhensila i përgjigjet se ajo është “si laraskë”.

Xhensila i thotë Zaidës, se ajo është në rregull sepse nuk ka fëmijë dhe bën çfarë të dojë. Sherri degjeneron deri në fyerje nga Fatjoni, Xhenslia dhe Zaida. Zaida i thotë Xhensilës që ta qetësojë “të dashurin”, duke iu referuar Fatjonit. Fatjoni ndërhyn që nga dhoma e izolimit dhe vazhdon me ofendime për Zaidën. Ai i thotë se ajo nuk e përballon dot këtë lojë, dhe Zaida i përgjigjet që është mirë që ai mos ta provojë kur ajo humb logjikën.
 
Te burgosurit ojne ne nominim gardianin
Gjatë kësaj jave, të burgosurit kanë pasur ankesa të shumta kundër gardianëve.
Ata kanë thurur plane të ndryshme duke marrë objekte nga shtëpia e duke i fshehur nëpër qeli dhe madje kanë arritur që të fshin një çelës dhe më pas të hapin derën e burgut e të dalin prej aty. Të gjitha këto tregojnë se gardianët nuk e kanë bërë siç duhet punën e tyre.

Për këtë arsye atyre u kërkohet që të votojnë se cili pre gardianëve është më i keqi. Banorët janë ankuar për dhunën dhe rreptësinë e gardianëve ndaj tyre dhe zgjedhin unanimisht si gardianin më të keq Fisnikun. Si rezultat i kësaj, Fisniku shkon automatikisht në nominim për javën që vjen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr