BB8, Tea më në fund zgjedh...
Fisnikun, kalojnë natën mes puthjesh 

BB8, Tea më në fund zgjedh...<br />Fisnikun, kalojnë natën mes puthjesh 
Tea dhe Fisniku janë të vetmit nga banorët që janë ende zgjuar. Ata bisedojnë shumë gjatë për nominimet dhe jo vetëm. Pasi ata vendosën se kë do të nominonin Tea i thotë Fisnikut se i ka këmbët shumë të ftohta. Ai i kërkon që të afrohet pranë tij dhe mundohet ti ngroh këmbët. Pasi kalojnë disa minuta në heshtje dhe shkëmbejnë shikime të ngrohta. Shikime këto që e bëjnë Fisnikun ti afrohet dhe ta përqafojë.

Fisniku duket se mbrëmjen që lamë pas përgatiti terrenin për të qenë edhe më i sigurt në ndjenjat e Teas. Ai i mati pulsin nëse ajo donte të ushqenin atë gjë të bukur që kanë ngritur ditë pas ditë në shtëpi apo ishte ende herët. Tea i përgjigjet se i pëlqente shumë ajo çka ata kishin krijuar por nuk e dinte në do ishte gati që të bënte hapa të tjera. Gjatë përqafimit ai i jep puthjen e shumë pritur për të finalizuar raportin e tyre të shumë përfolur.

Meraku i tyre është Eleonora. Tea ngrihet dhe hedh vështrimin të shohë nëse Eleonora është zgjuar dhe po i sheh. Fisniku e ndjek pas dhe i thotë: “ Eleonorës i ka filluar numërimi mbrapsh”. Pas puthjes ata dalin të pinë cigare. Tea mes të qeshurash i thotë Fisnikut: “bravo ma vodhe puthjen e parë ta do të ta tregoj unë. S'ka deri sa të dua unë”.Fisniku qesh dhe i thotë se do të vjedh dhe tjetrën si të parën.

Fisniku dhe Tea nuk duan që banorët e tjerë të dinë raportin e tyre. Ata njëzëri i thonë që ky do të jetë sekret mes tyre. Tea shprehet se nuk do që Vëllai i Madh ta tregojë për banorët puthjen e tyre gjatë spektaklit të së Shtunë-s. Fisniku qesh dhe i thotë se nuk do donte që banorët ta merrni vesh sa ata të jenë në shtëpi. “Do doja që banorët ta marrin vesh kur të dalin” thotë Fisniku.

Ata flasin se kur kanë lindur ndjenjat mes tyre. Fisniku i thotë se ka dashur që ta puthë kur ajo ka qenë në nominim me Gencin. Tea habitet që dëshira e tij paska qenë shumë javë shkuar dhe e pyet se përse nuk e ka shprehur. Ai i thotë se ka dashur të respektojë dhe dëshirën e saj. Ajo i tregon momentin që ka dashur ta puthë por që është frenuar. Fisniku dhe Tea i shprehin njëri-tjetrit se prania e dronit në shtëpi i bashkoi më shumë. Ta i urojnë njëri-tjetrit gjumë të ëmbël tashmë mes puthjesh.

tea fisniku


Marrë nga BB8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë