BBC i thur lavde këngëtares
shqiptare nga Kosova Dua Lipa

BBC i thur lavde këngëtares<br />shqiptare nga Kosova Dua Lipa
Gjiganti mediatik BBC ka shkruar për talentin e këngëtares me origjinë nga Kosova, Dua Lipa. Ajo është 20 vjeçe dhe ka lindur në Londër. BBC e cilëson atë si ylli i popit në pritje. Gjatë shkollës fillore, asaj i kishin thënë se nuk mund të bëhej këngëtare për shkak se nuk mund t’i arrinte notat e larta. Ndërsa tani këngët e saj renditen nëpër klasifikimet ndërkombëtare.
 
Për BBC-në, ajo rrëfen se nuk e priste këtë sukses, pasi kënga “Be the one” ishte menduar si prezantuese në tregun muzikor. Por, ajo u rendit menjëherë si hit anë e mbanë botës. 

dua lipa
 
Ndërsa, kënga e saj më e re është Last Dance e si premiere u dha në radio BBC. Videoklipi i saj është xhiruar në Kaliforni, ku incizimi ishte shumë i vështirë për shkak të ftohtit të madh.  
 
20-vjeçarja ka rrëfyer se është rritur me tingujt e muzikës së David Bowiet dhe Bob Dylanit. Gjithashtu, albumi i parë që ka blerë është ai i yllit kanadez të popit, Nelly Furtado.
 
Lipa thotë se në vetëm një vit e gjysmë ka regjistruar 130 këngë, por nga to vetëm 12 ka përzgjedhur për t’i pasur si pjesë të albumit të saj të parë.



  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'