/ATSH-MIA/ - Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret përmbylljen e djeshme të pikës së vetme të hapur nga marrëveshja e 2 Qershorit, që i referohet formës së qeverisë, e cila do t'i organizojë zgjedhjet, dhe shpreh bindje se që nga dje në mbrëmje Maqedonia doli më e fortë, riktheu stabilitetin politik dhe u afrua edhe më pranë NATO-s dhe BE-së.
BDI, siç thuhet në kumtesën e zyrës për informim, falënderon autoritetet e komunitetit ndërkombëtar për kontributin në arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe shpreh vlerësim edhe për rolin konstruktiv të liderëve partiak në drejtim të tejkalimit të krizës së rëndë politike.
"Marrëveshja e 2 Qershorit bashkë me raportin e Rajnhard Pribe, rekomandimet urgjente të Komisionit Evropian, rekomandimet e Dialogut të lartë paraqasës me BE si dhe rekomandimet e komisionit anketues parlamentar për ngjarjet e 24 dhjetorit, janë subjekt i punës së grupit punues nën drejtimin e Piter Vanhut dhe me pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së si dhe me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-së", thuhet në kumtesë.
Në kontekst të marrëveshjes së 2 Qershorit, BDI ka dorëzuar në grupin e punës propozimet për pikat që i referohen marrëdhënieve ndëretnike, zbatimit te plotë të Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe integrimit euroatlantik.
Këto propozime përfshijnë:
- Ndarje të tre posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion (President, Kryeministër, Kryeparlamentar)
- Politikat gjuhësore,
- Ndarja korrekte dhe e drejtë e buxhetit,
- Zhvillimi i barabartë rajonal,
- Çështja e gjuhës,
- Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat
- Konsensualiteti,
- Pajtimi,
- Simbolet kombëtare,
- Marrëveshja e 29 majit,
- Kanal shtetëror 24 orësh në gjuhën shqipe,
- Masa të mirëbesimit,
- dhe Risocializimi
Gjithashtu BDI ka propozuar tema diskutimi që përfshijnë marrëdhëniet me Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë bashkë me propozimet për të përshpejtuar integrimin euroatlantik të vendit.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA