BE akordon 411 mln € për Ballkanin! Varhelyi: 373 mln € për rimëkëmbjen ekonomike, 38 mln € për shëndetësinë

BE akordon 411 mln € për Ballkanin! Varhelyi: 373 mln € për rimëkëmbjen ekonomike, 38 mln € për shëndetësinë

BE ka akorduar një shumë prej 411 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për të luftuar pasojat që lë pas kriza e koronavirusit, ku 373 milionë do të jepen për vendet për rimëkëmbjen ekonomike dhe 38 milionë euro për mbështetje të menjëhershme të sistemit shëndetësore që të mos pësojnë kolaps për shkak të numrit të lartë të të infektuarve që shkakton covid 19.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se kjo ndihmë e BE vjen për vendet e Ballkanit për t’i bërë ballë krizës me coronavirusin.

"U shkrova kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë të qartë që ne do të jemi përkrah rajonit në luftën kundër pandemisë së coronavirusit. Jemi duke ndarë 38 milionë euro për mbështetje të menjëhershme të sistemeve shëndetësore, si dhe është parashikuar të jepen rreth 373 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike e sociale", tha Varhelyi.

Gjatë ditës së djeshme (lexo këtu) Ambasadori Luigi Soreca tha se BE ka akorduar 50 milionë euro për Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit.  Nga këto 4 milionë do të jepen për pajisje mjekësore dhe mbështetje të shëndetësisë, 11 milionë për mbrojtje sociale dhe 35 milionë euro do të jepen për rimëkëmbjen e ekonomisë pas ndikimit negativ që ka shkaktuar covid 19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore