TIRANE- Projekti i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës me titull "Mbështetje rajonale për arsimin gjithpërfshirës" sjell përfaqësues të sistemeve arsimore të Europës Juglindore në një konferencë rajonale për gjithpërfshirjen në sistemet arsimore. Ky projekt synon zhdukjen e barrierave për të bërë të mundur edukimin në kushte të barabarta të të gjithë fëmijëve pavarësisht nga dallimet.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, e pranishme në konferencë, shprehu angazhimin e qeverisë nëpërmjet politikëbërjes në sfidën e arsimit gjithpërfshirës.

Sarah Keating, shefe e këtij bashkëpunimi biletaral për Europën Juglindore shpjegon për “A1 Report” idenë e këtij projekti për ndikimin e tij në politikëbërje.

“Ajo që në po përpiqemi të bëjnë Këshilli i Europës dhe Bashkimi Euopian është që të shmangin të gjitha barrierat që fëmijët të kenë mundësi të shkojnë në shkollë dhe të edukohen në mënyrë të barabartë. Këtë po përpiqemi ta realizojmë në një mënyrë shumë interesante. Po punojmë në 49 shkolla të përzgjedhura në mënyrë transparente dhe në të gjithë rajonin, që i takojnë shtatë shkolla për secilin vend. Ideja e këtij projekti është të ndikojë në nivelin politik. Pra të fillojë nga shkollat vetë dhe të shkojë deri në politikëbërje. E veçanta sot është se të gjitha shkollat pjesëmarrëse në projekt do të prezantohen në një mënyrë shumë formale dhe do të tregojnë angazhimin e tyre për të qenë pjesëtarë në këtë projekt”, tha Keating.

Në këtë konferencë rajonale ekspertët u shprehën se gjithëpërfshirja duhet të bazohet dhe apikohet në shkolla, mësues dhe politika.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)