Sanksionet e reja të Bashkimit Europian kundër Rusisë, të miratuara në fillim të javës kanë hyrë në fuqi që sot duke filluar me bllokimin e kredive për 5 banka të mëdha shtetërore dhe 3 kompani shtetërore të naftës të cilat do të ndalohen në tregjet monetare europiane.
Ambasadorët e BE-së ranë dakord në parim për sanksione të reja që të premten e kaluar, por zbatimi i tyre nuk u aplikua menjëherë pasi duhet të shikohej zbatimi i armëpushimit në Ukrainën Lindore. Maja Koçijanciçc, zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane, Catherine Ashton tha se sanksionet e reja do të hyjnë në fuqi që sot dhe se deri në fund të muajit do të bëhet një monitorim i plotë i zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë.
Kështu, Bashkimi Europian la të hapur mundësinë e anulimit të tyre nëse besohet armëpushimi, pjesë e planit të paqes në Ukrainë po zbatohet. Kjo joshje e Moskës për të bashkëpunuar, ndërkohë që zbatohen sanksionete reja, pasqyron mendimin e disa liderve të BE-së për të mos hapur një ‘luftë të ftohtë’ me sanksione në më pak se një javë armëpushim, por edhe shqetësimin për të mos provokuar një hakmarrje të mundshme të Moskës.
Më herët, kryeministri rus, Dimitri Medvedev ka paralajmëruar se nëse këto masa hynin në fuqi, Rusia do të bllokonte fluturimin e linjave ajrore mbi hapësirën ruse, një masë që mund të çojë drejt falimentit shumë linja ajrore.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO