Diplomati danez, Peter Sorensen është emisari i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja Kallas dhe u konfirmua nga ambasadorët e bllokut për të zëvendësuar Mirosllav Lajçak.
Ministrat e Jashtëm të BE do ta japin pëlqimin përfundimtar të hënën dhe Sorensen nis mandatin në fillim të shkurtit. Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor, si përfaqësues i posaçëm i BE për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE në Sarajevë apo shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.
Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i BE-së në Serbi.