Liderë të BE-së dhe të vendeve ballkanike nesër do të bisedojnë që ta mbështesin krijimin e një operacioni të ri për kontrollin kufitar të kufiriti të Greqisë me Maqedoninë dhe Shqipërinë, njofton DPA, duke iu referuar projekt-rezolutës të përgatitur për bisedimet në Bruksel.
Operacioni i ri i agjencisë kufitare të BE-së Fronteks do të vendos theks mbi verifikimin e personave, të cilët e braktisin vendin, si dhe regjistrimin e refugjatëve dhe të imigrantëve, të cilët akoma nuk janë regjistruar në Greqi.
Dokumenti i njëjtë parashikon se 400 kufitarë mund të dërgohen në Slloveni deri të mërkurën, nëse vendi e shfrytëzon mekanizmin e Fronteksit, për dërgim urgjent të ekipeve. Liderët të cilët do të mblidhen në Bruksel, do të duhet të miratojnë se "politika që të lëshohen refugjatët deri te vendi fqinj nuk është e pranueshme", thuhet në projekt-dokumentin. Dokumenti akoma mund të ndryshohet para takimit të nesërm, thekson DPA.
Redaskia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com