BE mban sanksionet kundër Rusisë për moszbatimin e marrëveshjes së paqes me Ukrainën

Bashkimi Evropian theksoi sot se marrëveshja e paqes nuk ishte aplikuar në mënyrë korrekte në lindje të Ukrainës dhe si pasojë ka vendosur të mbajë sanksionet e ndërmarra kundër Rusisë.

"Ndërkohë që zhvillime inkurajuese janë regjistruar në procesin politik dhe në zbatimin e disa aspekteve të protokollit duke parashikuar një armëpushim dhe më pas një marrëveshje paqeje, mbetet ende për të aplikuar në mënyrë korrekte të pikave kryesore të këtij protokolli", theksoi shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian në një komunikatë.

Njëzet e tetë vendet riforcuan sanksionet kundër Rusisë më 12 shtator duke ashpërsuar aksesin e ndërmarrjeve ruse në tregjet financiare duke parashikuar veçanërisht bankat dhe ndërmarrjet aktive në fushën e mbrojtjes dhe sektorin e naftës.

Shtrëngime të vizave dhe ngrirja e të ardhurave janë në fuqi kundër 119 personaliteteve ruse dhe ukrainase si edhe 23 shoqëri të akuzuara për përfshirje në konfliktin në Ukrainë.

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë