Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit dhe Projekti i BE-së "Forcimi i kapaciteteve hetuese penale, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit" nënshkruan sot një marrëveshje për mbështetjen e Prokurorit të Shtetit dhe policisë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Projekti parashikon hartimin e një marrëveshje kornizë të detyrueshme për të përmirësuar, standardizuar dhe harmonizuar bashkëpunimin dhe koordinimin mes hetuesisë së Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit. Po ashtu, projekti duhet të funksionojë si mjet zbatues për strategjinë kombëtare të bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Objektivat e këtij projekti janë hartimi i një doracaku të përbashkët që përshkruan dhe përcakton bashkëpunimin mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, përpunimin e planeve hetuese të unifikuara, hartimin e udhëzimeve të veçanta për aplikimin e masave të fshehta, të cilat përdoren nga prokurorët dhe policia, përmirësimin e menaxhimit të cilësisë së hetimeve etj.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Zëvendës Kryeprokurorja e Prokurorit të Shtetit, Laura Pula, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës për Operativë, Naim Rexha dhe Niels Stransky, udhëheqës i projektit.
ATSH
/Shqiptarja.com