BE me OJQ-të: Mbështetje financiare
me mekanizma më të thjeshtëzuara

BE me OJQ-të: Mbështetje financiare<br />me mekanizma më të thjeshtëzuara
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilloi sot tryezën e parë këshillimore me organizatat e shoqërisë civile (OShC), me qëllim marrjen e mendimeve të tyre mbi temat e dy thirrjeve të reja për Propozime (ThP), para shpalljes në pranverë 2015, të dy fondeve prej 3.4 milionë € në kuadrin e Programit për Shoqërinë Civile (CSF) dhe 1.15 milionë € në kuadrin e Instrumentit Evropian për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).
Drejtori i projektit TACSO në Shqipëri, Genci Pasko u shpreh se, ky është takimi më i madh që kemi realizuar deri sot. Fondet për këtë vit dhe vitin e ardhshëm për shoqërinë civile do të jenë më të mëdhatë.


Sipas tij, shoqëria civile është e integruar në kuadër të fondeve IPA 2 si pjesë integrale, duke ndihmuar në realizimin e prioriteteve kyce të BE.
Pasko theksoi se shoqëria civile do të ketë mbështetje konsultative dhe financiare. Sigurisht mbështetja financiare, tha ai, do të jetë e shoqëruar me forma më të thjeshtëzuara. Me mekanizma më të thjeshtëzuara.

Ndërsa Ingve Engstroem, Shefi i sektorit të Operimeve pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri u shpreh se, ky sesion bëhet për konsultim perpara lançimit të fondeve për sektorë të ndryshëm.
Engstroem gjithashtu evidentoi aktin se këtë vit ka një numër të madh mbështetësish nga organizatat e shoqërisë civile, që marrn pjesë në këtë takim konsultativ dhe kanë propozuar projektet e tyre.

Në gjendjen aktuale të vendit, duke marrë në konsideratë zhvillimet në procesin e 5 Përparësive Kyçe dhe fokusin e fuqishëm mbi sektorin e drejtësisë, Delegacioni i BE-së në Shqipëri thekson se, po planifikon t’ia kushtojë fondet CSF nxitjes së rolit dhe kapaciteteve të OShC-ve në sektorin e drejtësisë dhe qeverisjes së mirë.

Ndërsa për fondet EIDHR, përparësi do të kenë mbrojtja e të drejtave të kategorive të cenueshme dhe nxitja e përfshirjes sociale të grupeve të margjinalizuara.
Qëllimi i përgjithshëm është nxitja e pjesëmarrjes aktive e shoqërisë civile në politikëbërje dhe ndihmesa e saj në përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit me BE-në.
Synimi i veçantë i grantit është t’u drejtohet sa më shumë organizatave me bazë komunitare, ndaj kandidatëve do t’iu kërkohet të menaxhojnë rishpërndarjen e pjesës më të madhe të vlerës së kontratës përmes nëngranteve.

Kjo ishte tryeza e parë këshillimore, mes BE-së dhe shoqërisë civile, nga tre të planifikuara. Takimi i dytë do të zhillohet  në Pogradec, të premten, 27 shkurt, në orën 11:00, në Hotel Millennium, ndërsa i treti në Shkodër, të hënën, 2 mars, në orën 10:30, në Qendrën e Informacionit të BE-së.


Marrë nga ATSH
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut