BE miraton ligjin e ri: Facebook dhe Google të paguajnë autorët

Bashkimi Europian miratoi rregulla të reja për mënyrën si do përdoret e drejta e autorit në Internet. Deputetët e Parlamentit Europian, me 348 vota pro miratuan rregullat e reja të cilat detyrojnë Facebook dhe Google të paguajnë botuesit.

Tashmë Google dhe platformat e tjera në Internet duhet të nënshkruajnë marrëveshje licencimi me muzikantët, artistët, autorët, botuesit e lajmeve dhe gazetarët.

Një tjetër nismë që detyrohen të marrin platformat në Internet është dhe instalimi i filtrave për të parandaluar përdoruesit nga ngarkimi i materialeve me të drejtë autori.

Tani mbetet që shtetet anëtare të miratojnë vendimin në javët e ardhshme.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin