BE, Mogherini: Dialog mes Kosovës
dhe Serbisë solli rezultate

BE, Mogherini: Dialog mes Kosovës<br />dhe Serbisë solli rezultate
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka sjellë rezultate.
 
Duke komentuar rrëzimin e murit në Mitrovicë, ajo është shprehur se është zbatuar marrëveshja e arritur në Bruksel, duke u shprehur se ky dialog do të sjellë përfitime për qytetarët në jug dhe në veri të Mitrovicës.
 
Gjithashtu Mogherini ka deklaruar se liderët politik në rajon janë duke treguar kurajo dhe vizion, duke shembur mure dhe ndërtuar ura.
 
Zhvillimi i dialogut Kosovë- Serbi, sipas Shefes për Politikën e Jashtme dhe Siguri të BE-së, ka një rëndësi të madhe jo vetëm për dy vendet e përfshira në dialog por për të gjithë rajonin.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie