BE 'padi' Mbretërisë së Bashkuar, shkeli protokollin post Brexit

BE 'padi' Mbretërisë së Bashkuar, shkeli protokollin post Brexit

Bashkimi Evropian thotë se ka filluar veprimet ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar për "shkelje" në lidhje me protokollin e Irlandës së Veriut.

Pa u bërë ende tre muaj që ka hyrë në fuqi marrëveshja post Brexit, Bashkimi Evropian deklaron se ka filluar veprimet ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar për "shkelje" në lidhje me protokollin e Irlandës së Veriut.

Protokolli është pjesë e marrëveshjes dhe është krijuar për të shmangur të ashtuquajturin kufi të fortë midis Irlandës së Veriut , e cila, si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar është larguar nga BE dhe Irlandës, e cila mbetet anëtare e bllokut. Brukseli akuzon Londrën për dështim në zbatimin e protokollit.

Në mënyrë të veçantë, për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në fillim të këtij muaji për të zgjatur një periudhë faljeje për disa eksportues britanikë në Irlandën e Veriut për certifikatat e eksportit.

Eksportuesve të mëdhenj iu dha fillimisht një periudhë tre-mujore për të shmangur burokracinë shtesë, e cila u bë e nevojshme pasi Brexit hyri në fuqi në 1 janar të këtij viti.

Por për shkak të problemeve me furnizimet në disa supermarkete të Irlandës së Veriut, Londra vendosi të zgjasë periudhën e faljes deri në tetor.

"Protokolli mbi Irlandën dhe Irlandën e Veriut është mënyra e vetme për të mbrojtur Marrëveshjen, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin duke shmangur një kufi të fortë në ishullin e Irlandës dhe duke ruajtur integritetin e tregut të vetëm europian. BE dhe Britania e Madhe ranë dakord së bashku për Protokollin. Ne gjithashtu jemi të detyruar ta zbatojmë atë së bashku. Vendimet e njëanshme dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar mposhtin vetë qëllimin e saj dhe minojnë besimin midis nesh,” tha Maros Shefçoviq i BE-së.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën