BRUKSEL - Presidenti rus Vladimir Putin i ka shkruar Brukselit për të kërkuar një rishikim të marrëveshjes së asocimit të Ukrainës me BE-në, por BE-ja e përjashtoi këtë mundësi sot vetëm në rast se e këtë gjë e kërkon Kievi.
"Mund të konfirmoj se presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso morri një letër të presidentit Putin për sa i përket marrëveshjes së asocimit", deklaroi zëdhënësja e tij, Pia Ahrenkilde Hansen.
Nga ana e saj BE-ja nuk kërkon asnjë ndryshim të kësaj marrëveshje", theksoi ajo.
"Por Ukraina është e lirë dhe sovrane për të bërë zgjedhje që i përshtaten interesave të saj në marrëdhëniet e jashtme", shtoi ajo.
"Në të gjitha rastet, kjo marrëveshje është dypalëshe dhe çdo modifikim mund të arrihet vetëm me një marrëveshje mes dy nënshkruesve", deklaroi Hansen./ATSH/