LUKSEMBURG - Liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë mund të jetë në rrezik për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian. Është kjo kauza që ka mbledhur 27 ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian në një takim, për të diskutuar mbi faktin nëse duhen rivendosur vizat ndaj Ballkanit, apo jo, qoftë edhe përkohësisht. Gjashtë vende (Belgjika, Luksemburgu, Gjermania, Franca, Austria dhe Holanda) i kanë dërguar letër Brukselit mes së cilës kërkojnë përshpejtimin e aktivizimit të mekanizmave të sigurisë, të propozuar fillimisht nga Komisioni Evropian, e cila lejon rifutjen e përkohshme të vizave për udhëtarët në rrethana të jashtëzakonshme''. Në konferencën e zhvilluar pas këtij takimi, u tha se duhet të merren masat e duhura nga qeveritë e vendeve të Ballkanit në mënyrë që t’i paraprihet një vendimi drastik. Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Sesilia Malmstrom theksoi se pjesa më e madhe e aplikantëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së janë të pabaza, megjithatë shtoi ajo, në këtë çështje ka pasur përmirësim. Pavarësisht kësaj, në tryezën e Brukselit nuk kanë munguar edhe debatet. Tobias Billstroem, ministri suedez i Emigracionit, tha se nëse këto vende, të cilat kërkojnë me ngul azilin, duan që programi i liberalizimit të vizave të mbetet realitet, atëherë “Ballkani duhet të bëjë detyrat e shtëpisë”. Për ministrin Suedez, vendet e Ballkanit Perëndimor duket të përmirësojnë performancën e tyre në fushat e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe minoriteteve.”

KOMISIONERJA E BE-së PER PUNET E BRENDSHME: NUMRI I AZILKERKUESVE ESHTE RRITUR ME 75 % NGA 2011, SHUMICA TE PABAZA
Numri i aplikantëve për azil në vendet e Bashkimit Evropian është rritur me 75 % që nga viti i kaluar. Fluks i cili mund të rrezikojë për një rivendosje të vizave ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është kjo deklarata e Komisioneres së Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, Sesilia Malmstorm gjatë një konference për shtyp me ministrat e brendshëm, pas takimit që ata patën në Luksemburg në lidhje me këtë kauzë. “Edhe pse pranohen vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre, Bashkimi Evropian i adreson këto çështje në mënyrë serioze që liberalizimi i vizave të mos rrezikohet pikërisht prej azilkërkuesve.”, -u shpreh Malmstrom.

Komisionerja e BE-së, theksoi se situata po monitorohet për të arritur më tej në një marrëveshje të përbashkët mes vendeve. “Është një pjesë e rëndësishme e Bashkimit Evropian për të pasur standarde të larta dhe një nivel më të lartë të trajtimi të personave që kërkojnë azil. Do i kërkojmë Ballkanit të bashkëpunojë me ne”, shtoi Malmstrom. Malmstrom bëri të ditur se brenda 10 ditësh do të vizitojë Tiranën, PëR një takim ndërministror për të diskutuar rreth masave për parandalimin e azilkërkuesve.

MINISTRJA E BRENDSHME E QIPROS: QEVERITE E BALLKANIT TE MARRIN MASAT E DUHURA
Nga ana tjetër, Eleni Mavrou, ministre e Brendshme e Qipros, duke iu referuar përgjithësisht rritjes së emigrantëve në Greqi dhe problemeve që vendi po has nga ky fakt, tha se duhet të merret një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Mavrou shtoi se në një të ardhme të afërt do të arrihet një marrëveshje me Parlamentin Evropian, megjithatë tha ajo, Komisioni do të vazhdojë të monitorojë situatën.

Për të mos vënë në rrezik liberalizimin e vizave, ministrja e Brendshme tha se duhet të miratohet të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të luftohen abuzimet nga ana e kërkesave të padrejta për azil. Gjatë konferencës për shtyp, ajo i bëri thirrje qeverive të Ballkanit për të marrë masat e nevojshme.

DEBATE NE TAKIMIN E 27 MINISTRAVE TE BE-së NE  LUKSENBURG

Rritja e numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian ka rikthyer në tryezën e Brukselit opsionin e rivendosjes së regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumica e kërkesave vijnë nga romët dhe shqiptarët etnikë nga Serbia dhe Maqedonia. Përballë këtij fakti edhe vetë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë të përçara. Në takimin e 27 ministrave të Brendshëm të BE-së, nuk munguan debatet mbi faktin nëse duhen liberalizuar vizat drejt Bashkimit Evropian apo jo, qoftë edhe përkohësisht.

Sipas komisioneres së BE-së për Punët e Brendshme, Sesilia Malmstrom, shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian janë të shqetësuar ndaj kërkesave gjithnjë e në rritje të azilkërkuesve në këto vende. “Gjashtë vende (Belgjika, Luksenburgu, Gjermania, Franca, Austria dhe Holanda) i kanë dërguar letër Brukselit mes së cilës kërkojnë përshpejtimin e aktivizimit të mekanizmave të sigurisë, të propozuar fillimisht nga Komisioni Evropian, e cila lejon rifutjen e përkohshme të vizave për udhëtarët në rrethana të jashtëzakonshme''., tha komisionerja Malmstorm. Malmstrom shton më tej se për këtë çështje është bërë përparim. '' Unë jam e bindur se shpejt do të gjejmë një marrëveshje për paketën, që synon krijimin e një sistemi të vërtetë azili në mbarë Evropën”., tha Malmstorm.  Megjithatë, çështja është duke shkaktuar përçarje mes shteteve anëtare të BE-së, si në Parlamentin Evropian ashtu edhe në Komisionin Europian.

Sipas Tobias Billstroem, ministri suedez i Emigracionit, që nga futja e programit të liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimorm, ka pasur 15.000 kërkesa të pabaza për azil politik në BE. Sipas tij, Serbia ka numrin më të madh të kërkesave për azil, shumë më tepër se edhe Somalia apo Afganistani. Tobias Billstroem tha se nëse këto vende, të cilat kërkojnë me ngul azilin, duan që programi i liberalizimit të vizave të mbetet realitet, atëherë “Ballkani duhet të bëjë detyrat e shtëpisë”. Për ministrin Suedez, vendet e Ballkanit Perëndimor duket të përmirësojnë performancën e tyre në fushat e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe minoriteteve.”

KALVARI I AZILKERKUESVE PER NJE JETE ME TE MIRE NE BE

Rritja e numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian ka rikthyer në tryezën e Brukselit opsionin e rivendosjes së regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumica e kërkesave vijnë nga romët dhe shqiptarët etnikë nga Serbia dhe Maqedonia. Në prag të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm dhe të Brendshëm të vendeve të BE-së, agjencia "Reuters" përmes një reportazhi me titull "Europe seeks to stem flow of Balkan asylum seekers" hedh dritë mbi kalvarin e atyre që heqjen e vizave e shohin si shpresë për një jetë të re. Nga një stacion në qytetin kufitar të Preshevës, duke shfrytëzuar të drejtën për lëvizje të lirë, shqiptarët etnikë nisen çdo të shtunë me autobuza drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Për shumicën prej tyre, udhëtimi pa viza ofron shpresën për tu larguar duke lënë pas varfërinë e papunësinë. Një grup vendesh anëtare të Bashkimit Evropian, megjithatë, duan që tua heqin këtë liri. Vitin e kaluar, Arsim Memishi ishte një nga ata që udhëtuan me autobus nga Presheva në Gjermani e më pas drejt Suedisë. 36 vjeçari i diplomuar në universitet mund të ishte shumë mirë një turist. Në fakt, ai kërkonte të shpëtonte ndërsa tanimë rrëfen historinë e cila po trazon shumë vende të pasura të Evropës.Pasi arriti në qytetin e Malmosit në Suedi, Memishi u bë një prej 60 mijë qytetarëve nga Ballkani Perëndimor që ishin regjistruar si azilantë politike në intervalin e viteve 2009-2010. Kohë që përkon me heqjen e regjimit të vizave për pjesën më të madhe të vendeve që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë.

"U thashë autoriteteve se isha ndarë nga e dashura ime dhe vëllezërit e saj po kërkonin të më vrisnin", thotë ai ndërsa shton se arsyeja e vërtetë e largimit ishte se dëshironte të merrte dokumentet e huaja e të niste punën. "Pas 12 vitesh pa një punë, gjithçka brenda teje thyhet", pohon Arsimi. Memishi u deportua pas dhjetë muajve qëndrim me mbështetjen sociale të shtetit suedez ndërsa shiste metale për të përfituar para shtesë. Sot, ai është sërish në Presheve dhe disa prej vendeve të BE-së lëshojnë apelin "Mjaft!". Gjermania, Belgjika, Franca, Luksenburgu, Hollanda dhe Suedia janë shtytëset kryesore drejt rivendosjes së regjimit të vizave në zonën shengen por mbështetet edhe nga vendet jashtë kësaj zone si Zvicra dhe Norvegjia. Tema është pjesë e axhendës së kësaj jave në takimin e ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të evropës. Shifrat e azilkërkuesve e kanë vënë Serbinë, një vend kandidat për në BE, në të njëjtën kategori me Irakun dhe Afganistanin. Më shumë se 6 mijë serb dhe maqedonas kanë aplikuar këtë vit në Gjermani çka ka shkaktuar reagimin e ashpër të taksapaguesve fatura e të cilëve është rritur sidomos pas krizës së borxhit në eurozonë. Grupet e të drejtave të njeriut, gjithësesi, thonë se rikthimi i regjimit të vizave do të dëmtojë vendet e Ballkanit në të cilat shpresa për anëtarësim i ka dhënë fund krismave të armëve dhe ka nxitur reformat. Gjithashtu, egziston rreziku i marxhinalizimit të shqiptarëve etnikë dhe minoritetit rom që konsiderohen në numrin më të madh të azilkërkuesve. Nga vendet e ish Jugosllavisë, Sllovenia aktualisht është në BE ndërsa Kroacia do të bashkohet vitin e ardhshëm. Në krahun tjetër, kosovarët pjesa dërrmuese të cilëve janë shqiptar etnik duhet të lëvizin vetëm me viza. Iniciativa evropiane për stabilitet paralajmëroi të mërkurën se rikthimi i regjimit të vizave do të ishte një gabim strategjik. 

"Heqja e vizave ishte vendimi më i rëndësishëm i marrë në dekadën e kaluar në kuadër të integrimit të Ballkanit perëndimor. Rikthimi do të ishte një gabim dhe me pasoja rreth besueshmërisë së BE-së në evropën juglindore", vlerësohet në reagimin e ESI. Përveçse përfitimi më i dukshëm nga procesi i integrimit evropian, lëvizja pa viza është parë edhe në kuptimin simbolik me një rëndësi thelbësore. Ajo ofron mundësinë e kapërcimit të dasive mes lindjes dhe perëndimit duke i dhënë fund edhe pritjeve e radhëve në dyert e ambasadave. Në vitin 2009, BE i dha mundësinë qytetarëve të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi të udhëtojnë pa viza. Të njëjtën gjë e përfitoi Shqipëria dhe Bosnja në vitin 2010. Atë vit, numri i azilkërkuesve nga Serbia dhe nga Kosova u rrit me 50% duke arritur në 30 mijë. Në vitin 2011, Kombet e Bashkuara e rënditën Serbinë, sëbashku me Kosovën, të katërtën pas Afganistanit, Kinës dhe Irakut në numrin e azilkërkuesve në vendet e industrializuara. Gjatë vitit 2012 raportohet të kenë kërkuar azil në hapësirën shengen 14 mijë qytetarë nga Serbia dhe Maqedonia. "Fluksi i azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia duhet ndaluar menjëherë", tha këtë muaj ministri i brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich. Ai kërkoi që të ofrohet një mbështetje më e vogël financiare për azilkërkuesit dhe shqyrtimi i kërkesave të bëhet më i shpejtë.

"Sa më shpejt të ndodhë shqyrtimi, aq më pak të drejtë kanë të përdorin fondet e shtetit. Regjimi pa viza nuk duhet të çojë drejt thyerjes së rregullave për azilkërkuesit. Kjo do ta pengojë dëshirën e Gjermanisë për të ndihmuar ata që vërtet kanë nevojë dhe janë të përsekutuar", u shpreh ministri gjerman. "Kam një grua dhe tre fëmijë, nuk kam punë, nuk kam para dhe jetoj në skamje", thotë Seladini, një burrë rom nga periferia e Shkupit. "Do duhet disa kohë derisa të më kthejnë, deri atëherë do të kujdesen, do mund të më garantojnë bukën dhe paratë. Shansi është që dimri të kalojë përpara se sa të na kthejnë", mbyll rrëfimin Seladini. Belgzim Kamberi, aktivist i të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës thotë se asgjë nuk do t'i ndalojë ballkanasit për tu larguar nga vendi për një jetë më të mirë nëse ajo nuk u garantohet në vendet e tyre.

(Gre.M/dm/Shqiptarja.com)