Beatrix Ramosaj këngëtarja e re dhe e talentuar ka ardhur këtë verë në një bashkëpunim interesant me reperin Gold Ag. Kënga sapo është lançuar dhe Beatrix shprehet shumë e lumtur për këtë duet, i cili pritet të jetë i sukseshëm në dyndjen e madhe të klipeve që po pushtojnë tregun këtë verë.
E pyetur se përse zgjodhi pikërisht Gold Ag Beatrix është shprehur: “Zgjodhëm të vinin së bashku në këtë këngë të re, sepse kemi marrëdhënie të mira miqësore dhe veç kësaj Gold Ag është një ndër reperat më të suksesshëm në tregun tonë muzikor”.

“Jam ndjerë shumë mirë dhe besoj kemi bërë një punë shumë të mirë, por kjo ngelet për ta vlerësuar të tjerët , jo unë”, -vijon më tej këngëtarja simpatike. Ndërsa mbi faktin sesa i rëndësishëm është sensualiteti tek një këngëtare Beatrix ka thënë se është një komponent shumë i rëndësishëm .
“Një ndër komponentët më të rëndësishëm tek një femër është edhe sensualiteti pa dyshim”, përfundon ajo.
Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com