Bebe Rexha me 9 shtator në
Tiranë: Ju rujt zoti të gjithëve

Bebe Rexha me 9 shtator në<br />Tiranë: Ju rujt zoti të gjithëve
Këngëtarja, tekstshkruesja dhe producentja Bebe Rexha do të performojë për publikun kryeqytetas me 9 shtator në sheshin "Nënë Tereza" në orën 18:00. Këngëtarja me origjinë shqiptare, e njohur në skenat botërore vjen në Tiranë një muaj pas koncertit të suksesshëm të Dua Lipës.
 
Bebe Rexha ka shkruar në profilin e saj në Instagram:"Shqipëri! bëhuni gati! Tirana unë do performoj në 9 shtator. Ju rujt Zoti t'gjithve"!
 
Bleta Rexha e njohur për publikun si Bebe Rexha numëron këngë të shumta ku ndër më të suksesshmet janë "Me myslef & I" dhe "Hey Mama".  Bebe gjithashtu ka shkruar "The monster" të kënduar nga Rihanna dhe Eminem. Bashkëpunimi më i fundit i këngëtares është ai me Nicki Minaj me këngën "No broken Hearts".
 
Bleta Rexha ka lindur në Brooklyn, New York. Prindërit e saj me origjinë nga Maqedonia kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1980.  Bebe ka luajtur 8 vite në trombë nga ku më pas ka mësuar të luajë piano dhe kitarë.
 
Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk është shkëputur për asnjë moment nga fusha e muzikës. Ajo ka marrë pjesë në shfaqje të shumta muzikore në vitet e adoleshencës ndërsa gjatë gjimnazit ishte pjesë e korit të shkollës. Ishte ky momenti kur ajo zbuloi se kishte zë për soprano.
 
Midis 700 konkurrentëve në kompeticionin National Academy of Recording Arts & Sciences Rexha është vlerësuar si tekstshkruesja më e mirë adoleshente. Në moshën 15-vjeçare këngëtarja ka marrë leksione për shkrimin e këngëve në të njëjtën klasë me talente që kishin dyfishin e viteve të saj.
 
Karriera e Rexhës ka filluar në vitin 2010 kur ajo u bë pjesë e grupit Black Cards të cilin e braktisi 2 vite më vonë për të ndjekur sukseset e saj e vetme.
 
Në vitin 2013 para se Rexha të kishte nënshkruar për Warner Bros, kishte shkruar disa këngë ndër të cilat  "Like a Champion" për Selena Gomez dhe "Glowing" për Nikki Williams. Projekti më  i fundit i Bebe Rexhës pritet të publikohet në tetor të vitit 2016.

bebe rexha


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv