Kombëtarja shqiptare e futbollit nis nesër (e hënë, 17 mars) grumbullimin për dy ndeshjet e Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë do ketë edhe disa risi, me Sylvinhon që ka afruar në ekip tre lojtarë nga Superliga. Mbrojtësi i AF Elbasanit, Klevis Kasa; si edhe dy lojtarët e Vllaznisë, Gledian Pusi (mbrojtës) si dhe sulmuesi Antonio Delaj do jenë në stërvitje me ekipin.
21-vjeçari Klevis Kasa ka qenë i grumbulluar më herët nga ekipi U-21, por pa debutuar me Shpresat. Kriza në krahun e majtë që solli dëmtimi i Mario Mitaj ka bërë që Sylvinho të grumbullojë Kasën duke e pasur të gatshëm, por ende pa e pasur në listë.
Duke parë formën e lojtarëve dhe alternativat në fashën e majtë, aty ku gjendet vetëm Naser Aliji, braziliani ka menduar t'i jap shansin të riut, i cili do stërvitet me ekipin kuqezi. Ka qenë trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic që ka konfirmuar këtë lajm, kjo pas barazimit 1-1 të të tijve kundër Dinamos në Superligë. Klevis Kasa është produkt i akademisë së Elbasanit dhe këtë sezon ka zhvilluar 24 ndeshje mes Kupës dhe kampionati, ndërsa ka asistuar në një rast.
Trajneri nuk është ndalur këto, por ka afruar në ekip edhe dy lojtarët e rinj të Vllaznisë, e njëjta praktikë që ka ndodhur edhe në grumbullimet e shkuara.
Kujtojmë se në datën 21 mars Kombëtarja luan në Londër kundër Anglisë, ndërsa katër ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 1495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drejtësi spanjolle, Angli - Shqipëri gjykohet nga Alejandro Hernandez
19 Mars, 10:38
-
Kombëtarja U-21/ Braktisi Irlandën, Kevin Zefi largohet nga grumbullimi! Bushi afron lojtarin e Bolognas
19 Mars, 10:23
-
Angli - Shqipëri, diferenca të frikshme në shifra! Kombëtarja jonë vlen sa gjysma e Bellingham
19 Mars, 10:06
-
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, probleme për Ismajlin dhe Kumbullën! Të dy udhëtojnë sot drejt Londrës, Brruti regjistrohet në FIFA (VIDEO)
19 Mars, 09:35
-
Sylvinho i pavendosur në dy pozicione, Manaj - Uzuni rivalitet për një fanellë! Ismjali ndjen shqetësime, formacioni në 'Wembley'
19 Mars, 08:35
-
Dëmtimi i Cole Palmer, Thomas Tuchel e zëvendëson me fantazistin e Nottingham
18 Mars, 15:27
-
Federata i përjashtoi nga stadiumi, TKZ bashkohen me 'Illyrian Elite': Pazare! FSHF: Të gjitha biletat në shitje online
18 Mars, 13:41
-
Hakmarrje primitive, FSHF lë Kombëtaren pa ultras! Anëtari i TKZ për Report TV: Na thanë mos kundërshtoni Euro 2027 me Serbinë, mungojmë në 'Wembley'
18 Mars, 13:03
-
Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s'shkojmë për turizëm, duam Botërorin! Bajrami: Të mësojmë nga gabimet
18 Mars, 12:01
-
Kombëtarja U-21/ Largohen Kote dhe Tresa për arsye dëmtimi, ftohet Renaldo Torraj
18 Mars, 09:44
-
VIDEO/ Goli i anuluar për Rrakllin në Tiranë dhe 'vjedhja' e pranuar nga UEFA, Shqipëria rekord humbjesh kundër Anglisë
18 Mars, 09:25
-
Kombëtarja 'në kazermë', Sylvinho izolon ekipin! S'ka vizita dhe kafe
18 Mars, 08:26
Bravo,Mister!..mi sembra giusto!
Përgjigju