Në një takim me disa sipërmarrës në Shijak, presidenti Bajram Begaj theksoi rëndësinë e shtimit të investimeve serioze të huaja si edhe të sipërmarrjeve të ndershme vendase
"Përmes ngritjes dhe fuqizimit të bizneseve garantohen më shumë vende pune për familjet dhe komunitetet", u shpreh kreu i shtetit.
Presidenti vizitoi fillimisht kompani të cilat janë hapur pas viteve ’90 si sipërmarrje familjare të vogla dhe sot janë forcuar duke hyrë në tregjet ndërkombëtare.