Behar Gjoka: Ja ç’ka ndodhur me 
projektet në Ministrinë e Kulturës

Behar Gjoka: Ja ç’ka ndodhur me <br />projektet në Ministrinë e Kulturës
TIRANE - Të bësh politika kulturore apo menaxhim projektesh. Kjo është çështja...

Shpallja e projekteve fituese nga Ministria e Kulturës ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi në media nga artistët e fushave të ndryshme, grupeve menaxheriale, por edhe përfaqësuesve të fushës së letrave.

Nga dita në ditë ata evidentojnë mangësi dhe prishje ekulibrash të politikave kulturore të Ministrisë së Kulturës që lënë jashtë vëmendjes degëzime të rëndësishme të fushave të artit dhe kulturës me rëndësi kombëtare. A e përmbush misionin e saj Ministria e Kulturës nëse titullarët e saj priren të kthehen në menaxher projektesh. Pse u shkri Drejtoria e Librit dhe u zëvendësua me Drejtori Arti.

A duhej të ndodhte kjo në politikat e reformimit të institucionit të MK-së. Për këto shqetësime të shprehura nga artistët, studiuesi i letërsisë Behar Gjoka në një intervistë për “Shqiptarja.com” na jep një pasqyrë më të plotë, duke sjellë argumentet e tij për debatin e nisur për projektet fituese të shpallura nga Ministria e Kulturës.
 
Zoti Gjoka, janë zhvilluar dy aktivitete për 70-vjetorin e lindjes së Xhevahir Spahiut: një takim modest i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe aktiviteti i organizuar nga “Poeteka” në Teatrin e Metropolit. Si studiues i letërsisë, mendoni se mjaftojnë këto për vlerat dhe rëndësinë që ka ky autor në letërsinë shqipe?   
Sigurisht që do të duhej të bëhej një organizim shumë më i madh. Por në momentin që koncepti i Ministrisë së Kulturës, që me sa dëgjojmë dhe shohim, është menaxhimi i kulturës dhe jo vizioni i politikës kulturore, do të ndihej një mungesë e tillë organizimi në këtë 70-vjetor që i përket më shumë poezisë shqipe, sesa i përket personalisht poetit Xhevahir Spahiu. Kjo ministri duhej, jo vetëm që t’i bënte një homazh, por do të duhej të organizonte një aktivitet të atillë që të kthejmë vështrimin dhe të themi çfarë ndodhi me poezinë shqipe në atë kohë dhe në këtë kohë, sepse të dyja kohët poezia e Xhevahir Spahiut i përfaqëson. Natyrisht kjo tek e fundit tregon konceptin e ngatërrimit të politikës kulturore me menaxhimin e projekteve.

Kur s’ka vizion, si mund të mendojmë për projektet e duhura. Mungon një projekt për Martin Camaj që ka 90-vjetorin e lindjes. Mungon një projekt për 115-vjetorin e linjdes së Sejfulla Malëshovës. Mungon një projekt i tillë edhe për Fan Nolin. Këtu në ministrinë tonë të Kulturës ka një problem. Në kulturë nuk mund të bësh çfarë të ofrohet në tryezë në formën e një projekti. Duhet të kërkohet mendimi i ekspertëve dhe jo vetëm i atyre njerëzve që mund të jenë funksionarë në ministri. Duhet të merret mendimi i autorëve, i njerëzve të letrave, të muzikës, të filmave, etj. Kjo nuk po ndodh aktualisht në këtë ministri.  
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf