Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps

Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps

Leon Marchand

Këtë javë, francezi Leon Marchand konsolidoi statusin e tij si 'mbreti i notit' në Lojërat Olimpike 'Paris 2024' me titullin në stilin 200 metra dhe e mbylli garën me gjithsej katër medalje ari dhe katër rekorde olimpike.

Me presidentin francez, Emmanuel Macron, në tribuna, Marchand madje kërcënoi të thyente rekordin botëror në distancë (1.54.00 minuta), i cili i përket amerikanit Ryan Lochte, por përfundoi me një tjetër rekord olimpik, me kohën 1.54.06.

Francezi, i cili theu një rekordin olimpik që mbahej nga Michael Phelps që nga viti 2008 (1.54.23), dominoi me 1.25 sekonda distancë ndaj britanikut Duncan Scott (1.55.31), që mori medaljen e argjendtë.

Në moshën 22-vjeçare, Marchand, djali i dy ish-notarëve olimpikë francezë, arriti një sërë fitoresh në finalet ku mori pjesë. E nisi të mërkurën, kur u bë kampion i 400 metrave stil i përzier.

Tre ditë më vonë, francezi siguroi në më pak se dy orë medalje, ku fitoi titujt në 200 m bretkosë dhe 200 m flutur, duke arritur një “dopietë” të paprecedentë në të njëjtin sesion, një sukses që nuk e ka arritur as amerikani Michael Phelps.

Titulli i katërt i Marchand pothuajse la në hije suksesin e australianes Kayle McKeoun, e cila sot rifitoi titullin e saj olimpik në 200 metra shpinë, pasi kishte bërë tashmë të njëjtën gjë në 100 metra shpinë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje