Çiklisti gjerman Nils Politt është kapur në një moment të sikletshëm gjatë garës së Lojërave Olimpike, teksa është detyruar të ndërpresë garën, për 't'u çliruar'.

Ai u detyrua të ndërpresë garën 280 km në mes, teksa u pa duke hyrë në pub-in e famshëm "Cafe des 2 Moulin" për të kryer nevojat personale. Mirëpo kur qindra turistë dhe ndjekës të Lojërave Olimpike që ndodheshin aty e kanë vënë re, ata kanë vërshuar benda pub-it dhe kanë nxjerrë telefonat duke e filmuar.

Çiklisti megjithatë duket i qeshur teksa del nga kjo situatë e sikletshme për të vijuar garën.