“Unë bëj paqe vetëm me armë. Tani gjunjëzohuni.” Këto ishin fjalët e shqiptuara nga Erjon Rameta, 37-vjeçari i njohur si “Antonio shqiptari”, me banim në Foggia, përpara të shtënave që ndodhën mbrëmjen e 10 majit të kaluar në parkingun e Penny Market në Via San Severo.
Me të ishte edhe një bashkëmoshatar i tij, Paolo Basto. Të dy janë arrestuar nga karabinierët me akuzat për tentativë vrasjeje të shumëfishtë dhe armëmbajtje pa leje. Dy të dyshuarit për të shtënat thuhet se kishin mbërritur në vend të armatosur me pistoleta për një aksion ndëshkimi, e cila sipas hetuesve lidhej me një borxh droge të marrë nga një prej rumunëve të pranishëm atë mbrëmje.
Sipas asaj që ka dalë nga hetimet e koordinuara nga prokuroria dhe të rindërtuara nga gjyqtari hetues, mbrëmjen e asaj të diele, rreth njëzet shtetas rumunë, familje, gra dhe fëmijë, ishin mbledhur si zakonisht për të kaluar disa orë së bashku.
Aty mbërritën Rameta dhe Basto. Pak më parë, shqiptari kishte telefonuar një rumun duke njoftuar ardhjen e tij për të sqaruar një çështje të lidhur me mospagesën për drogën dhe një sulm të ndodhur mbrëmjen e mëparshme.
Hetuesit thonë se të dy kanë nxjerrë pistoletat përpara të pranishmëve. Rameta thuhet se ka urdhëruar të pranishmit të gjunjëzohen duke thënë: “Unë bëj paqe vetëm me armë”, ndërsa Basto ka shtuar: “Mos lëvizni, përndryshe ju qëlloj”.
Njëri nga rumunët, duke menduar se bëhej fjalë për armë manovër, u afrua. Në atë moment kanë filluar të shtënat. Është plagosur në këmbë 35-vjeçarja Deremona Tanasie dhe është goditur në kofshë 18-vjeçari Adrian Gheorghe Matei.
Karabinierët e Seksionit Radiomobil ishin tashmë të njoftuar nga një rumun që kishte raportuar te 112-a kërcënime me vdekje nga një shqiptar. Me të mbërritur pranë parkingut, efektivët kanë dëgjuar qartazi disa të shtëna armësh dhe kanë parë njerëz që po iknin të tmerruar, përfshirë gra dhe fëmijë.
Rameta thuhet se është ndjekur dhe ndaluar nga disa rumunë, ndërsa Basto është ndjekur dhe arrestuar nga karabinierët pak më vonë. Në vend janë sekuestruar dy pistoleta me numër serie të zbehur: një Glock me fishek në tytë dhe një revolver. Janë gjetur gjithashtu gëzhoja dhe plumba.
Policia sekuestroi edhe disa shkopinj të përdorur gjatë përleshjes pas të shtënave.
Gjatë marrjes në pyetje, Rameta ka pranuar se ka qëlluar, por ka pretenduar se ka shtënë në tokë pasi ishte sulmuar nga rumunë të armatosur me shkopinj.
Basto ka mohuar se ishte i armatosur dhe ka deklaruar se ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm.
Të dy kishin hematoma që kërkonin trajtim spitalor.
Megjithatë, gjyqtari e ka konsideruar më të besueshëm versionin e dhënë nga shtetasit rumunë, duke theksuar se Rameta dhe Basto janë paraqitur të armatosur për të kryer një ndëshkuar debitorin dhe babain e tij, i cili sipas dosjes, ishte i gatshëm të shlyente borxhin për të shmangur probleme të mëtejshme.
Për gjyqtarin, gjithashtu duket pak e besueshme teza e një kurthi të organizuar nga rumunët, duke pasur parasysh praninë e grave dhe fëmijëve në vendngjarje.
Sipas gjyqtarit, numri i të shtënave dhe fjalët e thëna tregojnë një qëllim konkret për vrasje. Për të dy është konfirmuar masa e paraburgimit në burg.
Në të kaluarën e Paolo Basto-s figuron një dënim me 15 vjet burg për bashkëpunim në vrasjen e Francesco Cannone, 22-vjeçarit nga Foggia i vrarë në shkurt 2011 në Corso Cairoli pas një grindjeje të thjeshtë disa orë më parë përpara një lokali.
Erjon Rameta, rezulton i në vitin 2020 për dy sulme të rënda me motiv mafioz ndaj pub-it Poseidon dhe qendrës për të moshuar “Il sorriso di Stefano”, të lidhura me kërcënimet e grupit Telesforo-Vigilante. I dënuar me gjashtë vjet burg, ai u lirua në fillim të vitit 2025. Disa muaj më pas u arrestua sërish për armëmbajtje pa leje së bashku me një banor të Foggias, dhe më pas u lirua.
Komente









