BE-ja sanksionon tetë shtetas rus, përgjegjës për incidentin në Detin Azov

BE-ja sanksionon tetë shtetas rus, përgjegjës për incidentin në Detin Azov

foto ilustruese Deti Azov

BE-ja ka sanksionuar  tetë shtetas rusë, të përfshirë në listën e saj të zezë duke i cilësuar ata përgjegjës për incidentet të cilat ndodhën në Detin Azov në nëntor, bënë të ditur për median disa burime europiane.

Mesohet nga burmet se bëhet fjalë për sanksione të “shënjestruara dhe individuale”. Të tetë shtetasve u ndalohet qëndrimi në BE dhe asetet e tyre do të bllokohen.

Presidenti ukrainas, Petro Porochenko i kërkoi NATO-s një reagim të fortë kundrejt veprimit që ai e cilëson si një agresion të Rusisë, pasi kjo e fundit ndaloi me forcë në muajin nëntor tre anije të Marinës ukrainase në Detin e Zi, jo larg gadishullit ukrainas të Krimesë së aneksuar nga Rusia në 2014.

Angela Merkel dhe disa nga krerët e shteteve evropiane i bëri thirrje Kievit për vetëpërmbajtje pas kërkesës së presidentit ukrainas, Porochenko për të dërguar NATO-n për tu përballur me Rusinë në Detin Azov.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)