Berisha në listën e zezë të Britanisë, Bejko në Report Tv: E lë në errësirë PD! Do e shpallë Non Grata edhe Franca

Për anëtarin e kryesisë së PD-së, Roland Bejko Non Grata e Berishës nga Non Grata nga Britania e Madhe është një mesazh për mbështetësit e tij. 

I ftuar në Studio Live, gazetari Arbër Hitaj pyeti rreth ‘zgjimit’ të Alibeaj dhe grupit të tij, pyetje së cilës Bejko i është përgjigjur se për aq kohë sa Berisha ndërhyn. Ai gjithashtu tha se edhe Franca pritet ta shpallë Non Grata Berishën. 

‘Ndryshe nga non grata e SHBA-ve një vit më parë kur Berisha ishte kryetar në hije, tashmë Berisha është kryetari i saj dhe ardhja nga Britania e Madhe është një mesazh për mbështetësit e tij. Berisha po shkon drejt asaj që kemi thënë edhe një vit më parë, që nëse vjen në pushtet do e çojë PD në errësirë totale.’- tha Bejko.

Bejko përmendi edhe qëndrimin e Alibeaj karshi Berishës dhe strategjisë së këtij të fundit, ku tha se Berisha pengon zhvillimin e partisë.

Është duke mbajtur një qëndrim korrekt. Nëse do krijojmë përplasje me grupin e Berishës do kemi konflikte. Se Berisha përplasje do.

Nëse Gjykata e Apelit njeh Alibeajn natyrisht do vazhdojë punën e vetë. Por natyrisht Berisha e pengon zhvillimin e partisë.’- tha Bejko.

Bejko u ndal edhe te bashkimi i Berishës me Metën dhe krijimi i një opozite të re ai e lidhi me këndvëshrimin e Bashës i cili i konsideroi si ‘Trekëndëshi i Bermudës’.

Meta dhe Berisha dy ujqërit e politikës, jo më kot Basha i quajti trekëndëshi i Bermudës (si me Ramën).

Zoti Rama nuk bën dot pa Berishën sepse nuk do qëndronte dot në pushtet, po di që dhe pa Metën nuk bën dot. Shqipëria kaq është e këtyre është. Lufta e Berishës nuk është apo s’është ‘Non Grata’ Berisha nuk duron dot që është larg tryezës. Basha bëri një gabim që nuk kuptoi se asnjë anije apo avion nuk ja ka dalë të kalojë mbi Bermudën dhe e thithën ata. Basha s’është më tani është te pishina kurse ata vijojnë të qëndrojnë aty.

Meta është një burrë zakoni, e njeh mirënjohjen dhe nderet që i ka bërë doktori nuk mendoj se nuk do t’ia njohë doktorit.’- tha Bejko ndër të tjera në Report Tv.

Berisha u shpall 'non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri në MB dhe, se i përdor këto lidhje për të avancuar ambiciet politike. Gjithashtu, i është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë