Belen Rodriguez, femra më  e bukur e konsideruar nga italianër është një nga moderatoret më të njohura, jo vetëm në vendin ku jeton, në Itali, por edhe për shumë shqiptarë.

Së fundmi moderatorja dhe modelja e njohur është përfshirë në një incident teksa udhëtonte me të dashurin e saj nga Ibiza në Greqi.

Rodriguez është zbritur me forcë nga avioni nga forcat e sigurisë dhe stjuardesat, pasi ndezi një cigare.

Ekuipazhi drejtues i avionit u detyrua të bëjë ulje emergjente dhe të zbriste moderatoren në aeroportin më të afërt.

Rodriguez u shfajësua duke thënë se stjuardesat po gënjenin dhe ajo kishte vetëm një cigare elekronike.

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com