Me sytë nga Shqipëria dhe Kosova, Belgjika po shqyrton mundësi të reja për të rritur numrin e migrantëve të paligjshëm që largohen nga vendi. Ministrja belge e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, ka deklaruar se qeveria po merr në konsideratë “çdo zgjidhje të mundshme”, përfshirë edhe marrjen me qira të hapësirave në burgje jashtë Belgjikës për të strehuar të burgosur të huaj.
Në një intervistë për Euronews, Van Bossuyt tha se Belgjika është e hapur për partneritete me vende të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si pjesë e masave kundër migracionit të paligjshëm. Ajo konfirmoi se së fundmi ka qenë në Shqipëri dhe në Kosovë për të eksploruar mundësitë e strehimit të të burgosurve të huaj.
“Po shqyrtojmë çdo zgjidhje të mundshme për të rritur shkallën e kthimeve. Kjo është një nga opsionet që po diskutojmë me Ministrinë e Drejtësisë,” u shpreh ministrja belge.
Sipas saj, në rastin e Shqipërisë, diskutimet kanë të bëjnë me strehimin e shtetasve shqiptarë që aktualisht vuajnë dënime në burgjet belge. Ndërsa për Kosovën, synimi është transferimi i personave që qëndrojnë ilegalisht në Belgjikë dhe ndodhen në burgjet e saj, pavarësisht kombësisë.
Euroneës kujton se Danimarka ka nisur tashmë një skemë të ngjashme, duke dërguar në Kosovë të huaj, të cilët duhet të vuajnë dënimin përpara kthimit në vendet e origjinës. Po ashtu, Italia ka hapur vitin e kaluar qendra ndalimi për migrantët në Shqipëri, një praktikë që ka ngjallur debate ligjore dhe kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut.
Van Bossuyt theksoi se Belgjika është e hapur edhe për marrëveshje përtej Ballkanit Perëndimor.
“Ishim në Shqipëri dhe Kosovë dhe folëm me ministrat përkatës, por mund të ketë edhe vende të tjera. E rëndësishme është të shohim se ku mund të mbështetemi te një zgjidhje e tillë,” tha ajo.
E pyetur nëse Belgjika do të konsideronte zgjidhje të ngjashme edhe për migrantë që qëndrojnë ilegalisht në vend, por nuk janë të dënuar, ministrja u shpreh se kjo mund të shqyrtohet në kuadër të një marrëveshjeje të re të Bashkimit Evropian, e cila do të lejonte dërgimin e tyre në të ashtuquajturat “qendra kthimi” jashtë BE-së, në vende që konsiderohen të sigurta.
Komente












Cfare ka mbetur me pa e sjellur ne Shqiperi, te gjithe ato qe Europa vete nuk i do,kann gjetur Shqiperine ne Disposition.
PërgjigjuJo,jo,jo!!!! Ballkani nuk eshte kosh plehrash ku ju te depozitoni qeniet njerezore qe nuk i doni vete. Kjo e ka me te hedhur.Shqiptaret kriminele ne Belgjike nuk jane aq ne numer te madh sa te kerkosh burgje me qira,nje marrveshje ekstradim-transferimi do te mjaftonte qe ne t'i merrnim persiper kriminelet tane e burgjet tona mjaftojne.Do te behet gabim i pafalshem nese qeveria i jep OK dhe akoma me e pafalshme eshte qe keto pazarlleqe,keto allishverishe te turpshme i marrim vesh vetem kur firmosen si ne rastin me Italine,apo ne rastin e kesaj ministres belge qe e tha vete.Nje nga gjerat per te cilat duhet akuzuar kjo qeveri eshte mungesa e transparences!
Përgjigju