Belgjika ndalon përdorimin e aplikacionit TikTok në telefonat e punës të zyrtarëve të qeverisë

Belgjika ndalon përdorimin e aplikacionit TikTok në telefonat e punës të zyrtarëve të qeverisë

Logo e TikTok

Punonjësit e qeverisë federale belge nuk do të lejohen më të përdorin aplikacionin video në pronësi kineze ‘TikTok’ në telefonat e tyre të punës. Vendimi u bë i ditur të premten nga kryeministri belg Alexander De Croo.

De Croo tha se këshilli belg i sigurisë kombëtare kishte paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sasitë e mëdha të të dhënave të mbledhura nga TikTok, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe faktin që kompanisë i kërkohet të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze.

“Ky është realiteti. Kjo është arsyeja pse është logjike të ndalohet përdorimi i TikTok në telefonat e ofruar nga qeveria federale. Siguria e informacionit tonë duhet të mbizotërojë"- u shpreh kryeministri belg.

Komisioni dhe Parlamenti Evropian muajin e kaluar e ndaluan TikTok nga telefonat e stafit për shkak të shqetësimeve në rritje në lidhje me kompaninë dhe nëse qeveria e Kinës mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve ose të avancojë interesat e saj.

Pekini ka mohuar rregullisht të ketë ndonjë qëllim të tillë. Qeveria rajonale flamande e Belgjikës të enjten njoftoi se do të kufizonte aksesin në TikTok në telefonat e stafit të saj dhe qeveritë e tjera rajonale u nxitën nga De Croo të zbatonin të njëjtat rregulla.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!