Belgjika: Situata me koronavirus, më e "rëndë" sesa në mars

 Belgjika: Situata me koronavirus, më e

Foto ilustruese

Përhapja e Covid-19 në Belgjikë është më e rëndë sesa në mars, gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, meqë numri i personave të infektuar ka prekur rekorde të reja, ndërkohë që numri i personave në spitale është dyfishuar çdo javë.

“Situata është serioze. Është më e rëndë sesa më 18 mars kur kemi marrë vendim për izolim”, ka thënë kryeministri Alexander De Croo për televizionin belg, RTL-Info.

Për të ulur intensitetin e valës së dytë me koronavirus, qeveria ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve në gjithë shtetin për katër javë. Shumica e punëtorëve duhet të punojnë nga shtëpitë, derisa ora policore do të nisë zbatuari nga mbrëmja e së hënës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Yves Van Laethem  tha se numri i personave në kujdes intensiv do të rritet mbi 500 këtë javë.

“Cilido që të jetë ndikimi i masave, ne do të kemi 1,000 pacientë në kujdesin intensiv deri në fund të këtij muaji. Falë masave të marra, dhe shpresës për ndikim sa më të shpejtë, ne duhet të anashkalojnë parashikimet matematikore që thonë se mund të kemi 2,000 pacientë deri në mesin e muajit nëntor. Nëse ndodh ashtu ne do të përballemi me shkallë maksimale të pacientëve të shtrirë me COVID-19”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus të hënën ka kaluar shifrën 40 milionë dhe numri i përgjithshëm i viktimave është mbi 1.1 milion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja