Belgjikë/ Drejtonte laboratorë droge, dënohet me 14 vjet burg vlonjati Eridan Guerrero! 700 vite burg për 119 të pandehurit për trafik ndërkombëtar narkotikësh

Belgjikë/ Drejtonte laboratorë droge, dënohet me 14 vjet burg vlonjati Eridan Guerrero! 700 vite burg për 119 të pandehurit për trafik ndërkombëtar narkotikësh

Porti i Antwerp në Belgjikë

BELGJIKË - Është dënuar me 14 vite burg vlonjati 50-vjeçar Eridan Munoz Guerrero (ka marrë mbiemrin e gruas kolumbiane), i cili akuzohej për drejtimin e disa laboratorëve të kokainës në Belgjikë.

Më herët, 22 pasuri (të paluajtshme dhe makina) në pronësi të 50-vjeçarit  dhe familjarëve të tij janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit ‘Filtri’, me urdhër të GJKKO-së.

Avokatja e tij, Nathalie Gallant, e përshkroi vendimin si "të drejtë", duke shtuar se dënimi i klientit të saj pasqyronte bashkëpunimin e tij me autoritetet.

Po ashtu, gjykata në Belgjikë vendosi për fatin edhe të 119 të pandehurve të tjerë nga vende si nga Belgjika, Kolumbia dhe Afrika e Veriut, të cilët ishin pjesë dosjes voluminoze.

Në total, gjykata dha 700 vite burg për  të pandehurit, në një çështje që solli në qendër të vëmendjes rolin e Belgjikës si portë droge për Evropën. Vetëm nëntë nga mbi 120 të akuzuar u shpallën të pafajshëm.

Të tjerët morën dënime me burg që varionin nga disa muaj deri në më shumë se 15 vjet nën një sërë akuzash, duke përfshirë pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, trafik droge, trafik armësh dhe tentativë zhvatjeje.

Ata u dënuan me burg pas akuzave se kishin marrë pjesë në një ndërmarrje shumëkombëshe të trafikut të kokainës dhe kanabisit, veprimtari e zbuluar nga çkodimi i aplikacioneve të mesazheve Sky ECC dhe EncroChat.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e pasurisë me vlerë dhjetëra milionë euro.

Rrjeti i trafikut -- aktiv nga viti 2017 deri në fund të 2022 -- përfshinte banda të shumta kriminale dhe u çmontua pas bastisjeve të policisë në Belgjikë, Gjermani dhe Itali.

Prokurorët kishin kërkuar burgim deri në 20 vjet për disa nga të akuzuarit.

Ata thanë se droga transportohej në kontejnerë nga Amerika e Jugut e Maroku dhe futej në Europë përmes porteve në Belgjikë, veçanërisht portit gjigant të Antwerp-it, si dhe Holandës, Gjermanisë dhe Francës përpara se të shitej nëpër Evropë.

Lajmi në përditësim…

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi