BRUKSEL - Një shqiptar i rrezikshëm, Aurel Jakupi, 18 vjeç, i dyshuar për vrasje është arratisur nga institucioni për të mitur, ku ishte dërguar për mjekim nga gjykata, për disa probleme të lehta shëndetësore.
 
Mediet belge njoftojnë se në fakt ngjarja kishte ndodhur ditën e enjte në Wemmel të Belgjikës, ku gjykata për mitur kishte vendosur që 18-vjeçarin Aurel Jakupi, ta bllokonte në një institucion për të mitur.
 
Madje, gjatë këtij udhëtimi atij iu lejua të merrte me vete edhe prindërit e tij. Kur shkoi atje, bashkë me një të mitur tjetër, ai nisi të vraponte menjëherë. Mjeku e ndoqi shqiptarin për disa metra, po Jakupi, duke përfituar nga masat tepër të ulëta të sigurisë në këtë insitucion, mundi që të largohej menjëherë, teksa kapërceu rrjetat e ulëta.
 
Jakupi dyshohet për grabitjen e 79-vjeçares, Marie Verelst nga Jette, ku në grabitjen që përfundoi me vdekjen e së moshuarës, kanë marrë pjesë edhe një vëlla i tij dhe një bashkatdhetar.
 
E moshuara u rrah për vdekje në nëntor të vitit 2012, ku edhe është mbytur nga tre persona. Atëherë një prej pranoi krimin dhe nëna ishte e vendosur për t’ia dorëzuar policisë.
 
Prokurori publik në Bruksel, gjykatësi i çështjes si dhe autoritetet e policisë thanë se kushdo që e shikon këtë djalë të rrezikshëm, duhet menjëherë të lajmërojnë policinë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)