BELSH - Një autobus i cili transportonte rreth 30 nxënës të shkollës së mesme të Belshit është përmbysur mëngjesin e sotëm në aksin Drogot-Belsh. Në afërsi të fshatit Turbull mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Shqiptarja.com mëson se kanë mbetur të lënduar disa nxënës, të cilët kanë marrë mjekim pranë qendrës shëndetësore të fshatit Kajan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksi rrugor në fjalë është tejet i dëmtuar, ndërsa situata është përkeqësuar për shkak të reshjeve intensive. Autobusi merrte nxënës nga fshatrat e Belshit për t’i transportuar drejt gjimnazit të këtij qyteti.
Një nga nxënëset që ishte në autobus ka rrëfyer për se aksidenti ndodhi në rrethana të paqarta. “Po udhëtonim, nuk ishim as me shpejtësi dhe rruga nuk ishte e keqe, vetëm kur pamë që autobuzi doli nga rruga dhe u përmbys. U tramatizum të gjithë, disa nxënës morën lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht nuk kishte asnjë të lënduar rëndë. Nuk e dimë ç’ndodhi. Shoferi është korrekt dhe kurrë s’kemi patur probleme të tilla” ka thënë ajo.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit tragjik. Mësohet se drejtuesi i furgonit ka pohuar përpara policisë se ka humbur kontrollin e mjetit.
Drejtuesit e shkollës së Belshit bëjnë me dije së nxënësit e lënduar janë lejuar të marrin pushim për shkak të këtij aksidenti. Ata pohojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm më prindërit e tyre.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com