Belsh/Po luante me shokët, bie nga lartësia një 9-vjeçar, merr dëmtime në kokë

Një 9-vjeçar ka rënë nga një lartësi duke marrë dëmtime në kokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fierzë në Belsh, ku fëmija ka qenë duke luajtur me shokët, por nga pakujdesia ka rënë nga një lartësi.

Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe për këtë është dërguar me urgjencë në Spitalin e Elbasanit. Sipas burimeve të gazetarit Ronaldo Gjoshi fëmija nuk është në rrezik për jetën, ndërsa kërkohet një ndërhyrje dhe mjekim më i specializuar për shkak të plagëve që ka marrë në kokë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'