Ben Andoni: Berisha e përdori politikën, tashmë kjo po e degdis… në histori

Ben Andoni: Berisha e përdori politikën, tashmë kjo po e degdis… në histori

Sali Berisha

Përballja e liderit historik të PD-së, Sali Berisha me realitetin politik, ka treguar sesa i pafuqishëm është së fundmi të mobilizojë mbështetësit në masën për fitoren e pushtetit politik dhe sa të pabesueshëm janë njerëzit përreth tij të ngjallin besim. Në orët e fundit, në atë që mund “të besohej” për njerëzit e Berishës, se kishin arsyen dhe “detyrimin” epror t’i shprehnin besim liderit, kryetarit të Rithemelimit i ka dështuar mbledhja e Këshillit Kombëtar, ku nuk iu paraqitën as deputetët.

E habitshme, por më shumë e neveritshme loja e disa prej grupit të deputetëve të PD-së (Rithemelimit dhe “të pavarurit” e Bardhit) deri më tani sa i përket prezantimit real. Nga një anë mëtojnë për të gjithë parregullsitë e gjithë procesit të masave të sigurisë së  Berishës, por…edhe në Këshillin e Mandateve, ku duhej të shpreheshin do të abstenonin. E gjitha ka treguar dhe po provon se Berisha funksionin si personazh historik dhe jo më si politik.

Ai mbledh dhe artikulon, por nuk të ccon dot në aksion politik (Bllokimi i parlamentit thjesht po tregon nivelin ku gjendet pushteti ynë legjislativ për të dytin mandat me radhë). Edhe cikli historik i z. Berisha tashmë është në pjesën zbritëse të kurbës, ndërsa ai tani shfrytëzon inercinë e peshës së madhe historike-politike për njerëzit e tij. Për të ardhur keq, se kjo forcë nuk nxori mësim nga humbja, kur e votuan me një shumë dërrmuese “liderin” e tyre të deri-para-do-kohshëm Basha për një mandat të ri pas humbjes së tretë rresht (paçka se apelimi ishte gati publik t’i thërrisnin arsyes dhe të bënin zgjedhje të ndershme, së pari për fatin e tyre), për t’u trishtuar që njerëzit e saj vetëm prodhojnë armiq, megjithëse tashmë kuptohet se ndërkohë s’kanë çfarë të japin më përballë pushtetit Rama, që po e fryjnë pareshtur me amullinë e tyre që nuk di të ndalet.

Një nga handikapët më të mëdha tek ne vazhdon të jetë ndërtimi i narrativave të gabuara. Të nisura nga premisa të gabuara, ku mungojnë qoftë vlerësimi real i së shkuarës, zgjedhja e liderëve, konceptet shpesh e më shpesh po i drejtojnë njerëzit e opozitës kah përfundimeve të gabuara. Pa dashur të krijojnë premisa të drejta, se nga ku duhet të niset, duke krijuar pohime që të merren dhe të pranohen realisht dhe në mënyrë unanime si të vërteta dhe të përdoren nga baza e tyre për motivim ose arsyetim, ata vazhdojnë me narrativën e përsëritur për Ramën, ndërsa Berisha përballë udhëkryqit të fundit të jetës vazhdon të mbajë dhe t’i peshojë peshës së tij historike, duke e nxjerrë nga binarët PD-në pa vulë të Rithemelimit, që përfaqëson dhe, duke tmerruar PD Legale, që i ka mbetur ndërkohë vetëm vula.

I gjithë aksioni i tyre nuk mjafton më, para një populli si yni, që nuk ka respektuar si duhet deri më tani, asnjë figurë historike.  Dhe, kjo e bën që duke ndryshuar dhe pabesuar pohimet, Berisha përcakton si të vërtetë dhe pranohet njëzëri nga ndjekësit se: “Liritë e popullit opozitar janë asgjësuar. Sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai që rrëzuam në vitin 1990-1991”. Po pse e gjykon gjithnjë keq historinë, lideri historik i PD-së, në të vetmin lëm që i ka mbetur deri më tani, ku po e degdis politika? Pse nuk mundet me veprimet e sotme të sjelli ndryshim? Duket e thjeshtë. Berisha tashmë është në historinë e PD-së, por jo në të tashmen politike, që e drejton historikisht me elementë të paqartë politikë.

Mungesa e pjesëmarrjes së njerëzve në thirrjet e tij, mbështetja e kufizuar, konfuzioni tregon se ka shumë probleme dhe nuk shikohet asnjë shenjë përparimi, të paktën me këtë strukturë, ku Berisha mbart përgjegjësinë kryesore. Mënyra sesi po e gjykon historinë është e gabuar, kurse kahu që ka marrë është jashtë realitetit, paçka se sot gjendet si individ para fundit të një udhe, që pret kohën t’ia vlerësojë. Por, duke mos sjellë dot përparim, ai thjesht e ka përdorur politikën, që këtë herë po ia kthen në të njëjtën mënyrë: “ideja e gjykimit të historisë ofron një lloj garancie, ose të paktën një premtim, se veprimi i ndërmarrë në të tashmen do të çojë në mënyrë të pashmangshme në përparim. Megjithatë, ka një ndryshim të rëndësishëm midis garancisë dhe premtimit; i pari e merr telosin e historisë si të dhënë, i dyti e kupton si një domosdoshmëri instrumentale politike” (Scott, 2022). Kjo është arsyeja pse Berisha duhet të hapte udhë, e para sepse koha e tij është jashtë kohës së vërtetë të opozitës dhe ka eliminuar çdo zë ndryshe, e dyta se garancia dhe premtimi i tij për bashkimin dhe ndryshimin nuk i dolën…, të paktën tek PD-ja e përçarë. (Javanews)

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 25/12/2023 07:00

    "Lideret" jane thjesht nenpunes shteti dhe sa per respektin cdo njeri i ben vete vend vetes jo me vrasje vjedhje genjeshtra etj etj si sali berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston