Tiranë - Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Evropian për Letërsinë në Bruksel, "European Union Prize for Literature".
Me anën e një ftesë të komisioneres Androulla Vassiliou, Komisionere e Arsimit, Kulturës, Shumëgjuhësisë dhe Rinisë në Komisionin Evropian, ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro është ftuar të marrë pjesënë ceremoninë e dhënies së Çmimit Evropian për Letërsinë në Bruksel, ku si përfaqësues i vëndit tone është libri "Otello, Arapi i Vlorës" i autorit  Ben Blushi.
Ceremonia do të zhvillohet në Concert Noble, me prezencën e Komisionerit për Kulturën dhe Edukimin, si dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të presidencës italiane në Bashkimin Evropian.
Çmimi Evropian për Letërsinë(EUPL) është një çmim i përvitshëm, i hapur për të gjithë vendet pjesëmarrëse në programin Creative Europe, (Evropa Krijuese).
Fituesit e vitit 2014 të cilët janë shpallur që në panairin e librit në Frankfurt të Gjermanisë, me anën e çmimeve si "Autorët më të mirë" apo "Autorët më të rinj në Europë" janë: Ben Blushi (Shqipëri), Milen Ruskov (Bulgari), Jan N?mec (Republika Çeke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný Eir (Islandë), Janis Jonevs (Letoni), Armin Öhri (Lihtenshtejn), Pierre J. Mejlak (Maltë), Ognjen Spahi? (Mali i Zi), Marente de Moor (Holandë), Uglje?a ?ajtinac (Serbi), Birgül O?uz (Turqi)  dhe Evie Wyld (Mbretëria e Bashkuar e Britanisë).
/ATSH/