Rruga më çoi te varrezat e Durrësit. Në hyrje ishte një vajzë duke lexuar.
Çfarë libri lexon, e pyeta
Mbaron me ne, tha vajza
Për çfarë flet ky libër?
Flet për një dashuri të vjetër dhe një dashuri të re, tha vajza
Si quhesh, i thashë
Xhoana,
Çfarë bën këtu?
Po shes lule
Nga je?
Nga Dibra, tha Xhoana
Ti shet lule për varret?
Sot nuk është mami dhe po shes unë
Ka shumë vdekje tani?
Shumë, tha Xhoana, dje ishin 9 vdekje në një ditë
Sa kushtojnë këto lule, e pyeta
Origjinalet vijnë nga Hollanda, tha Xhoana
Çfarë janë, e pyeta
Tulipanë, tha Xhoana
Sa kushton një tulipan?
1 mijë lekë, tha Xhoana
Komento
Pararoja dhe prapavija e rilindjes ne Durres, vete ujku 2b i Korces! Nga 2002 e tehu dhe dhembet i jane bere prej celiku. Kafshon cte munde, para, toke, pyll, lumenj liqene, det, bregdet... Puna e gjen perdite ne Durres. Gjende i fut dhe dy grraba ne kthim sa per justifikim te favoreve dhe shplarjes(se parave) permes gazetarise. Ne bote zor gjen gazetare te kalibrit nga politikan ne mafioz.
Përgjigju