Gent Fatali është kthyer në një nga këngëtarët më të pëlqyer për audiencën shqiptare. Pas bashkëpunimit me këngëtaren Samanta Karavella në këngën “Na e dina”, dyshja u përfol se ishte në një lidhje dashurie. Mirëpo asnjëri prej tyre nuk pohoi asgjë.
Pas shumë thashethemeve për jetën e tij private ylli i hitit “Zemër e thyme”, ka vendosur ta bëjë publike të dashurën e tij. Në profilin e tij në Instagram, Gent Fatali ka publikuar një video ku shihet duke kërcyer me një grua në moshë.
“Ma n'fund vendosa me ja u prezentu te dashuren tem. A po ju pelqen? P.S.: Mos xhelozoni qe po tëerk ma mire se ju,”- shkruan këngëtari krahas videos. Grujaja e moshuar shihet teksa dëfrehet krahas Fatalit, por e gjitha kjo ka qenë në kuadër të një shakaje me të gjithë ndjekësit e tij.