Bëni një listë të gjërave që nuk duhen të bëni

Bëni një listë të gjërave që nuk duhen të bëni

Si po shkojnë deri tani synimet që i caktuat vetes për këtë vit? Kjo është ndoshta një temë e dhimbshme. Zakonisht zotimet që marrim dështojnë, ndonjëherë që në muajt e parë të vitit (një studim zbuloi se gjysma e tyre dështojnë pas 3 muajsh), ndaj shanset janë që edhe tuajat të kenë dështuar.

Nëse po, mos u ndjeni fajtor! Sepse jeni në një shoqëri të mirë. Por nëse lista me zotime është shndërruar në një statistikë, unë ju sugjeroj një qasje të re për pjesën tjetër të vitit:Hartoni një listë me gjërat që nuk duhet të bëni. Këtu mund të përfshihen gjëratqë nuk dëshironi t’i bëni këtë vit, si për shembull të kaloni kohë me njerëz të caktuar, që nuk nxjerrin në pah më të mirën nga ju, apo të shkoni në vende që nuk ju pëlqejnë.

Në dukje kjo praktikë mund të tingëllojë paksa negative, por në fakt është një qasje për të përmirësuar jetën, bazuar në një koncept të lashtë filozofik të njohur si rruga negative. Ajo u popullarizua nga dy traktate të hershme të krishtera që supozohet se janë shkruar nga Dionisi Areopagiti, një teolog i shekullit V apo VI.

Dionisi shkroi se Zoti nuk mund të përshkruhet me asnjë ide apo emër tokësor, dhe se ai mund të njihej vetëm duke soditur atë që nuk është. Ky paradoks shfaqet gjithashtu në veprat e Tomas Akunit, që argumenton në “Summa theologiae” të shekullit XIII, se ata që mendojnë se e kuptojnë Zotin nuk e kuptojnë vërtet atë.

E di që kjo çështje është disi konfuze. Por ndiqni arsyetimin tim. Rruga negative, ka të bëjë me vetëdijen se kur nuk e dini se cila është gjëja e duhur për të bërë, mund të përqendroheni tek ajo që e dimë se duam ta shmangim. Për shembull nëse ndiheni në një ngërç punë apo në një lidhje, por nuk dini saktësisht se si t’i përmirësoni gjërat, rruga negative mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet.

Njerëzit përdorin vazhdimisht një version laik të kësaj metode pa e kuptuar atë. Për shembull, pas një fundjave të kaluar nëplazh me familjen, ka të ngjarë ta gjeni duke listuar më shumë aspektet e pakëndshme sesa ato të këndshme, edhe nëse në përgjithësi udhëtimi shkoi mirë. Kjo nuk do të thotë (domosdoshmërisht) të jesh një njeri negativ.

Të gjithë kanë atë që psikologët e quajnë “paragjykim negativ”, një prirje për të vërejtur detaje që nuk i pëlqejnë mbi detajet që pëlqehen në çdo situatë. Ky paragjykim ndoshta ka evoluar tek njerëzit nga një instinkt mbrojtës:në të kaluarën, të mos vëreje një kërcënim të mundshëm (për shembull, një fytyrë të zemëruar) mund t’i kushtonte dikujt jetën, ndërsa të mos vëresh një gëzim të vogël (për shembull buzëqeshjen e ëmbël të dikujt) nuk është aq e rrezikshme.

Paragjykimi negativ ndihmon gjithashtu në shpjegimin e asaj që disa psikologë e kanë quajtur “proporcioni i pozitivitetit”:që të klasifikon si pozitive një përvojë, zakonishtajo duhet të na ketë bërë të ndjejmë më shumë emocione pozitive sesa negative.

Paragjykimi negativ mund të duket i pakëndshëm, por është jashtëzakonisht i dobishëm nëse e shfrytëzojmë siç duhet duke përdorur rrugën negative. Siç argumenton matematikani Nasim Taleb, rruga negative na siguron njohuri specifike dhe të përqendruara, të cilave nëse ukushtojmë vëmendje, mund ta përmirësojnë situatën tonë.

Marrim për shembull rastin e një fundjave të kaluar buzë detit. Kur të ktheheni në shtëpi, do të keni një listë të gjërave që keni përjetuar, dhe mund t’i përmendni lehtësisht ato që nuk ju pëlqyen dhe nuk dëshironi t’i përsërisni herën tjetër (për shembull, duke marrë me vete një person të caktuar). Anasjelltas, gjërat që mund të shtoni (një mik tjetër, që shpresoni se do të silletmirë) janë hipotetike. Njohuritë zbritëse garantojnë njëpërmirësim të vërtetë, ndërsa njohuritë shtesë janë shpesh vetëm një supozim. Për të përdorur rrugën negative, fillojeni duke hartuar një listë të gjërave që nuk duhet të bëni, së bashku me listën tuaj të detyrave. Rendisni zakonet ose detyrimet tuaja, edhe nëse ato ju ulin humorin.

Ndoshta do të vendosni të shmangni disa miqësi toksike. Ndoshta do t’i fshini profilet tuaja në rrjetet sociale, sepse ato ju vjedhin kohën dhe ju bëjnë të ndiheni të vetmuar. Kjo strategji funksionon në shumë situata. Duke pasur parasysh natyrën e kërkimit tim, shumë njerëz më kontaktojnë për këshilla për daljen në pension dhe unë gjithmonë e filloj me rrugën negative.

I kërkoj të rendisin pjesët e jetës së tyre profesionale dhe shoqërore që u pëlqejnë më pak. Shumë prej tyre vuajnë sepse mendojnë se janë gjithmonë me nxitim:nuk gjejnë dot kohë për të bërë një bisedë, për drekë apo për palestër, ndërkohë që angazhimet janë shumë pranë njëra-tjetrës. Pastaj unë i kërkoj të imagjinojë një rutinë ditore dhe javore pa këto angazhime.

U them se të dalësh në pension, nuk do të thotë mosveprim. Do të thotë të heqësh qafe pjesët e orarit tënd që të pengojnë të përqendrohesh tek gjërat që të pëlqejnë më shumë. Planet më të mira të daljes në pension, fillojnë me një listë të gjërave që nuk duhet të bëni, duke çuar në një lehtësim të orarit tuaj dhe ndoshta një rritje të lumturisë suaj.

Ngjashëm, kur flas me studentë ose miq që sapo i kanë dhënë fund një marrëdhënieje të keqe, shumë prej tyre më pyesin se si të shmangin gabimet që çuan në ndarjen e fundit. Përgjigja është rruga negative. Pas një ndarjeje, shkruani në një listë të gjitha aspektet e romancës suaj që kanë qenë problematike,dhe që duhet t’i shmangni në të ardhmen nëse është e mundur.

Por kjo metodë është e dobishme edhe për të ringjallur një lidhje ekzistuese që nuk po shkon shumë mirë. Nëse ky është rasti i lidhjes tuaj, uluni së bashku me partnerin dhe jepini përgjigje pyetjes: ”Çfarë po bëjmë që na bën të palumtur?”. Më pas vendosni së bashku të eliminoni gjërat që e dëmtojnë marrëdhënien tuaj.

Rruga negative mund të zgjidhë shumë probleme praktike. Por më e rëndësishmja, ajo ka potencialin të na japë njohuri për veten tonë, tek të cilat nuk mund të arrijmë në asnjë mënyrë tjetër. Shumë tradita mësojnë se brenda secilit prej nesh është një vetvete e vërtetë, e cila është e vështirë të shihet qartë.

Për shembull, Hinduizmi propozon konceptin e Atmanit, qëështë vetvetja e vërtetë. Megjithatë, kjo është e vështirë për t’u kuptuar, sepse errësohet nga Upādāna – atashimet – në formën e kotësive, frikërave dhe shpërqendrimeve. Për shembull, nëse e prezantoni gjithmonë veten para të tjerëve duke folur për punën, ju po ofroni një shëmbëlltyrë të vetes, por të vetes suaj të vërtetë, dhe ndoshta e bëni këtë në mendjen tuaj, gjë që çon në një zbrazëti shpirtërore.

Zgjidhja nuk është të përpiqeni të shihni përmes mjegullës sëaksesorëve tuaj, por të ndërmerrni një proces që përmblidhet në shprehjen sanskrite neti–neti, që do të thotë “jo kjo, jo kjo”. Thelbi është të eliminoni gjërat që nuk janë vërtet tuajat – karriera juaj, paratë tuaja, pamja juaj, prania në rrjetet sociale. Shkruajini gjërat në këtë listë. Çdo ditë, lexoni me zë të gjitha gjërat që nuk jeni, për shembull duke thënë “Unë nuk jam pozicioni që mbaj në punë”. Mund të zbuloni se rruga negative ju ka lejuar të njihni veten. / “The Atlantic” – Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja