10 vendet me pagat më të larta në botë

10 vendet me pagat më të larta në botë

Singapor, foto nga Teradat Santivivut

Pas të 30-ave, shumica e bisedave në grup janë për punën , kushtet e punës, cilësinë e jetës dhe paratë. Për mirë a për keq, këto të fundit janë një kriter kyç për zgjedhjen e një profesioni apo vendbanimi.

Vende të cilat, sipas autoritetit të "Ceo World" , ofrojnë pagat më të larta në mbarë botën janë:

10. Holanda

Ka një sistem arsimor, infrastrukturë shumë të mirë dhe në përgjithësi ofron një cilësi të shkëlqyer jetese. Të ardhurat mesatare mujore: 3028 euro

9. Islanda

Është një nga vendet më të bukura në botë, por edhe me paga të shkëlqyera. Të ardhurat mesatare mujore: 3048 euro

8. Danimarka

Pagat janë mjaft të mira, por duhet të kemi parasysh edhe koston e shtrenjtë të jetesës në Danimarkë. Të ardhurat mesatare mujore: 3102 euro

7. Kanada

Jo pak kanë vendosur të shpërngulen në Kanada për të pasur rrogën që kanë ëndërruar gjithmonë. Të ardhurat mesatare mujore: 3143 euro

6. Norvegjia

Norvegjia renditet vazhdimisht lart në Raportin Botëror të Lumturisë, ndërkohë që ka një nga nivelet më të ulëta të krimit. Të ardhurat mesatare mujore: 3255 euro

5. Emiratet e Bashkuara Arabe

Kushdo që vendos të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe të paktën e di se do të bëjë mjaftueshëm para. Të ardhurat mesatare mujore: 3450 euro

4. SHBA

Në SHBA, pagat ndryshojnë gjithashtu. Ato janë mjaft të larta, por në përgjithësi gjithçka është gjithashtu më e shtrenjtë. Të ardhurat mesatare mujore: 3504 euro

3. Australi

Australia është një nivel tjetër. Si në cilësinë e jetës ashtu edhe në aspektin financiar. Të ardhurat mesatare mujore: 3972 euro

2. Singapor

Të ardhurat mesatare mujore: 4097 euro

1. Zvicër

Nuk është rastësi që dhjetëra kompani të mëdha kanë selitë e tyre në Zvicër. Një vend i qetë, me të ardhura mesatare mujore të tmerrshme. Të ardhurat mesatare mujore: 5784 euro

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare