Beogradi kundër Kosovës për
emrin e listës unike “Serbija”
Pikërisht emri i listës unike “Serbija” është arsyeja për shtyrjen e mbledhjes së KQZ-së, që ishte caktuar për të enjten, në të cilën duhet të bëhej verifikimi i listave zgjedhore të dorëzuara në KQZ.
BEOGRAD - Beogradi ka paralajmëruar se do ta hedhë poshtë kërkesën që pritet të bëhet nga Komisioni Qendror Zgjedhor (
KQZ) i Kosovës që t’i ndërrohet emri listës unike të serbëve “Serbija” , e cila ka aplikuar për regjistrim në KQZ.
Gazeta e Beogradit “Novosti” shkruan se në rrugë diplomatike ka marrë vesh se Beogradi e ka paralajmëruar Bashkimin Evropian për mundësinë që KQZ të mos e regjistrojë listën unike “Serbija”, për shkak të emrit të saj. Sipas gazetës, kryeministri serb Ivica Daçiq do ta shtrojë këtë çështje në takimin e radhës me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, të dielën, në Bruksel.
Sipas burimeve të gazetës, pikërisht emri i listës unike “Serbija” ka qenë arsye për shtyrjen e mbledhjes së KQZ-së, që ishte caktuar për të enjten, në të cilën duhet të bëhej verifikimi i listave zgjedhore të dorëzuara në KQZ.
Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet për të zmbrapsur kundërshtarët e emërtimit të listës unike. Disa prej tyre kanë shkuar aq larg sa refuzimin eventual të listës “Serbija”e kanë cilësuar “fatal” për marrëveshjen e Brukselit.
“Emërtimi ‘Serbi’ nuk e paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhshmëri të plotë me marrëveshjet e Brukselit. As nuk vjen në konsiderim ndryshimi i këtij emri”, citohet të ketë thënë Milovan Dreçun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë.
Në listën unike të serbëve “Serbia”, prapa të cilës qëndron Qeveria e Serbisë, gjenden kandidatët për kryetarë të 22 komunave të Kosovës. Shumica prej tyre janë kandidatë të partive që e kanë bazën në Beograd. Sipas zyrtarëve të qeverisë, lista synon shtimin e pranisë së Serbisë në Kosovë.
“Objektiv i listës unike është rritja e prezencës së Serbisë në Kosovë, përfaqësimi më ënergjik dhe më i vendosur i të drejtave të serbëve të Kosovës dhe shtimi i sigurisë për ta”, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën të qeverisë serbe, në Graçanicë, Branimir Stojanoviq.
Por, të këtij mendimi nuk janë serbët që janë kandidatë të listave të tjera zgjedhore. Oliver Ivanoviq, kandidat për kryetar të Mitrovicës veriore, ka thënë se pjesëmarrja e serbëve me më shumë lista zgjedhore mund të shkaktojë shpërndarjen e votave.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.3%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32