TIRANE- Pas një viti për herë të parë në spitalet shtetërore, të sëmuret me kancer do të trajtohen me akseleratorin linear. Kjo aparaturë bën goditjen selektive të qelizave kancerogjene, duke mos dëmtuar pjesët e tjera të shëndosha të trupit. Financimi për këtë projekt, do të jepet nga qeveria Austriake, përmes Unicredit Bank Austria dhe kap vlerën 2 milion euro. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka deklaruar se nuk do të jetë vetëm ky investim në fushën e aparaturave por edhe blerja e dy mamografive të lëvizshme si dhe e një tjetër skaneri për Spitalin e Traumës.
“Aparaturat aktuale, nuk mbulojnë dot kërkesat në rritje për këtë shërbim. Ndërkohë që aparatura e kobaltit që përdoret sot, përpos efektit mjekues, dëmton edhe qelizat e shëndosha rreth zonës tumorale, ndaj sot, kudo në vendet përreth, aplikohet rrezatimi me akserelator linear. Nëpërmjet këtij projekti, do të përfitohet akserelatori, shoqëruar me CT-skaner me lazer, injator kontrasti si dhe dy printerë”, tha ministri i Shëndetësisë. Beqaj e vuri theksin edhe te sigurimi i dy mamografëve të lëvizshëm, me synim parandalimin e kancerit të gjirit. “Vetëm gjatë muajit të sensibilizimit për parandalimin e kancerit të gjirit, vumë re një dyfishim të ekzaminimeve, ndaj mendojmë se me këto mamografë mobilë, do të rrisim aksesin e grave në moshë risku, sidomos në zonat rurale” theksoi ministri.
Lidhur me mbulimin më të mirë të shërbimit, së shpejti do të kemi edhe 14 mjekë onkologë që pritet të mbarojnë specializimin këtë vit dhe ato do të vendosen edhe në qendra të tjera, jo vetëm në Shërbimin Onkologjik. Sa i takon gjendjes si e gjeti Qeveria e re shërbimin shëndetësor, Beqaj i’u përgjigj deklaratave të deputetëve duke u shprehur se: “Asnjë prej skanerave nuk punonte, situata me furnizimin me barna ishte në gjendje skandaloze dhe ne, vetëm brenda 100 ditëve të para, siguruam rivënien në punë të të gjithë skanerave si në Spitalin e Traumës, QSUT-së dhe në rrethe, si dhe vetëm për Spitalin e Traumës, u kompletua dhe u vu në punë laboratori, u bë i mundur furnizimi me barna, si dhe në buxhetin e këtij viti, kemi parashikuar blerjen e një skaneri të ri për këtë spital, për shkak të ngarkesës së madhe që ai ka” tha Beqaj. sipas tij, për këtë spital do të aktivizohet kredia italiane prej 5 milion euro-e cila, flinte në sirtarë që prej vitit 2006.
Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com