Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë një replike në seancën plenare në Kuvend, tha se deklaratat e Partisë Demokratike janë një farsë, pasi sistemi shëndetësor është çdo ditë e më mirë.

Ai premtoi se brenda 1 janarit do të kaloi ligji i cili do t’u mundësojë shqiptarëve rezident në vendin tonë të kenë mjekun e familjes falas.

Sipas tij, sistemi shëndetësor në vend është në përmirësim të vazhdueshëm.

“Puna e qeverisë në këto dy vite në sistemin shëndetësor ka qenë kolosale. Kemi miratuar ligjin për barnat, për të cilin ju nuk sollët asnjë amendament. Po ashtu janë rritur me 15% pullat e sigurisë. Janë shtuar 208 punonjës në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë”, tha Beqaj. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)