Beqaj: Rritet numri i të prekurve
me HIV/AIDS, 70 raste në 11 muaj

Beqaj: Rritet numri i të prekurve<br />me HIV/AIDS, 70 raste në 11 muaj
SHKODER- Rastet e të prekurve me HIV/AIDS në Shqipëri kanë njohur prevalencë të lartë rritjeje, ku vetëm në 11 muaj rezultojnë mbi 70 raste të reja. Shifra u bë publike nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në ditën botërore të HIV/AIDS, ndërsa mori pjesë në marshimin e organizuar në kuadër të kësaj dite nga drejtoria e shëndetit publik Shkodër.
 
“Qysh nga fillimet e epidemisë në vitin 1993 e deri në Nëntor 2014, janë regjistruar 774 raste të raportuara me HIV/AIDS në Shqipëri. Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se në Shqipëri nuk ka epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV. Në qoftë se diagnostikohet në fazat e hershme dhe trajtohet me mjetet e duhura, dikush me HIV mund të jetojë po aq gjatë sa edhe dikush pa të, por shpesh, stigma dhe mitet apo stereotipitë e pengojnë diçka të tillë”, tha ministri Beqaj.
 
I shoqëruar nga bluzat e bardha, ministri Beqaj parakaloi në pedonalen kryesore të Shkodrës, ndërsa u ndal edhe në çadrat informuese të ngritura në shërbim të qytetarëve.

aktivitete hiv aids
 
Beqaj sqaroi edhe tratativat që po bëhen lidhur me rastet e fëmijëve të prekur nga HIV/AIDS.
 
“Njerëzit kanë shumë frikë të shkojnë për të bërë testet, dhe prandaj, simptomat e kësaj të keqeje nuk arrijnë të diagnostikohen në fazat e hershme. Ne duhet ta ulim në minimum këtë numër dhe t’u ofrojmë njerëzve trajtimin për të cilin kanë nevojë. Duhet të këmbëngulim, duke bërë çdo përpjekje të mundshme për edukimin dhe rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit, dhe për të përkrahur çfarëdolloj nisme tjetër që shërben për të luftuar diskriminimin kundër HIV, kudo ku ne ndeshemi me të”, tha Beqaj.
 
Apeli në këtë ditë është të tregohet maksimalisht kujdes, si dhe të kryhen diagnostikime, me qëllim që sëmundja të mos përhapet më tej.  Të rinjtë janë më të rriskuarit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo për shkak edhe të nisjes në moshë të re të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie