Qytetarët e Elbasanit do të përfitojnë tashmë nga konsultat e mundësuara nga shërbimi modern i Telemjekësisë i porsainstaluar në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.
Ky sherbim eshte mundësuar falë mbështetjes financiare dhe teknike të Programit USAID Albania dhe Zyrës së ODC-së të Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri. Kjo eshte bere e ditur në ceremoninë e përurimit të këtij investimi të teknologjisë së lartë të organizuar sot, ku ishin te pranishëm Donal Lu, ambasador i SHBA-se në Shqipëri si dhe ministri i Shëndetësisë Ilir, Beqaj.
"Jemi zotuar se do t'ju ofrojmë shqiptarëve mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim universal," tha midis të tjerash në fjalën e tij ministri Beqaj.
Më tej ai shtoi se "me instalimin e shërbimeve të tilla në spitalet e vendit, kemi hedhur një hap të rëndësishëm në këtë drejtim, pasi këto investime na afrojnë përherë e më tepër drejt realizimit të një sistemi të kujdesis shëndetësor cilësor që ofron akses të plotë."
Kështu, sipas ministrit, qytetarët e Elbasanit do të kenë mundësi të përfitojnë shërbim të specializuar mjekësor pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt qendrave universitare spitalore të Tiranës, duke kursyer kohën e çmuar dhe shpenzimin e panevojshëm të mjeteve financiare për këtë qëllim.
Ndërkohë, ambasadori Lu tha në fjalën e tij se "Telemjekësia po ndryshon fushën e kujdesit të avancuar mjekësor anekënd botës. Ne jemi të kënaqur që pacientët shqiptarë tanimë do të kenë akses në këtë teknologji. Përveç kësaj, mjekët dhe infermieret mund ta përdorin këtë teknologji për edukimin mjekësor në vazhdim dhe të konsultohen me ekspertë në Tiranë dhe dhjetëra universitete anembanë botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara."
Në takimin me mediat të zhvilluar në Qendrën e porsangritur të Telemjekësisë në këtë institucion, kreu i shëndetësisë falënderoi sërish për mbështetjen e pakursyer dhe bujare që USAID-i dhe populli amerikan kanë dhënë përgjithësisht për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri nëpërmjet zhvillimeve inovative në këtë sektor në Shqipëri, dhe veçanërisht, në fushën e telemjekësisë dhe shëndetit elektronik.
Ministri Beqaj siguroi ambasadorin Lu dhe partnerët e këtij programi pesëvjeçar se Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e vendosur ta mbështesë këtë projekt edhe pas përfundimit të financimit të ofruar USAID-i. /atsh/
/Shqiptarja.com