'Beqaj u mbrojt politikisht', Ilir Alimehmeti: Prandaj dhe socialistët heshtin

 

Përfaqësuesi i PD-së, Ilir Alimehmeti komentoi heshjten e socialistëve sot për lajmin e arrestimit të Ilir Beqajt. Ai u shpreh se Beqaj ka qenë një person i promovuar nga Rama dhe prandaj ata nuk mund të flisnin.

'Pse heshtin deputetët socialistë? Sepse është Edi Rama. Ai e mbrojti politkisht duke i dhënë post dhe duke e bërë drejtues duke qenë nën hetim. E dyta e ka mbrojtur në çdo televizion. Nuk ka hajdut dy metra të gjatë thoshte. Ai 2 metra i gjatë ka dhe një dorë të madhe, çi sheh syri i kap dora. Sado ia hodhi jorganin i shtriu këmbët më shumë se jorgani. Ky është ajo që është frika dhe e mbajnë gojën mbyllur. Prandaj nuk mban përgjegjësi sepse i bie e bëri vetë drejtor dhe prapë abuzon. Kjo është skemë, mbi këtë është vendosur qeverisja Rama. Ju heshtni. Mendoj se ishte një burrë i ndershëm. Na doli që një sekondë ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Por jo. Ai e ngriti sipër. Jep modeli që ti po të vjedhësh. Ky të jep pozicion drejtues. Ishte qartësisht veprim politik. Kjo është modeli që duhet te heqi. Duhet ta heqim nga truri', u shpreh Ilir Alimehmeti.


Lajmi kryesor:

Spahiu: SHBA paralajmëroi ashpër Ramën, kur emëroi Ilir Beqajn me dosje penale të hapur


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?