Beqiraj zbërthen dhe linjën e kokainës: Çunat donin 100-200 kg në javë nga Franca në Zvicër

Beqiraj zbërthen dhe linjën e kokainës: Çunat donin 100-200 kg në javë nga Franca në Zvicër

Gentian dhe Indrit Beqiraj

Vrasjet me pagesë nuk janë krimet e vetme që dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj rrëfyen për hetuesit në Durrës. Dy vëllezërit kanë dhënë edhe detaje edhe mbi përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës me personazh kryesor, Ilirjan Feçin dhe dy persona ende të paidentifikuar. Takimi për trafikun e drogës është zhvilluar në një lokal në Durrës, ku Ilirjan Feçi dhe dy personat e tjerë kanë folur për të transportuar kokainë drejt Zvicrës. Ndërkohë lënda narkotike do kalonte nëpërmjet Francës.

“Kam ndenjur disa herë me shtetasin Ilirjan Feçi i cili më thotë se kishte qenë në Francë dhe kishte gjetur linja shumë të fuqishme kokaine. Bashkë me Ilirin kemi takuar dy djem te lokal M. në Durrës, të panjohur për mua dhe vëllain tim, që ishin të interesuar për blerjen e drogës. Por kjo punë nuk u bë pasi unë i thashë që hapi sytë se mund të të vrasin me këtë lloj sasie, pasi bëhej fjalë për 100-200 kg kokainë, që do të transportohej çdo javë dhe do kalonte nga Franca dhe ata çunat e donin në Zvicër. Këta djemtë siç thashë nuk i njihja vetë, por nga biseda kuptova që ata ishin kushërinj të një mikut të ngushtë të Ilirjanit nga Fushë Kruja”, ka dëshmuar Indrit Beqiraj, raporton Klan.

Dy personat e interesuar për të blerë kokainën dhe transportuar atë deri në Zvicër sipas Beqirajt, lëviznin me një makinë Golf 5, ndërsa pas këtij takimi, Ilirjan Feçi arrestohet si i implikuar në disa ngjarje të rrëfyera nga Nuredin Dumani dhe nuk e realizoi dot trafikun.

Sipas dëshmisë së Dumanit, Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja. Report Tv ndërkohë siguroi të plotë dosjen që çoi në pranga 15 persona, të akuzuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizuan eleminimin e disa personave në Tiranë dhe Durrës. Zbërthimi i dy vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj zbardhi disa ngjarje të rënda kriminale, 2 prej të cilave kanë nisur nga një porositës, Kasandër Noga, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij. Ndërsa një ngjarje e tretë është porositur nga punonjësi i policisë së burgjeve, Flamur Bejko, edhe ky i arrestuar tashmë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 10/10/2022 01:14

    Po vrasin per 20 mi euro dhe kaq sasi te medha buuiii

    Përgjigju
  • Xnxn: 09/10/2022 22:24

    Sa mire e nxirrni sekretin hetimor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb