Komunikonin në aplikacionin ‘Signal’, 'katunari' dha 150 mijë euro për eliminimin e Arben Manecit! Kërkonte 'kokën' e tij për hakmarrje

Një person që dyshohet të jetë larguar jashtë vendit i ka dhënë 150 mijë euro vëllezërve Beqiraj që të kryenin ekzekutimin e Arben Mërkurit, i njohur ndryshe si ‘Maneci’. Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, që kanë zbërthyer ngjarje të rënda kriminale, kanë deklaruar se pagesën e morën nga Kevin Zeneli, i cili komunikonte me 'katunarin' përmes aplikacionit ‘Signal’, ka mësuar Klan. Vëllezërit u arrestuan më 3 tetor pas sherrit në autostradën Tiranë-Durrës me disa persona të tjerë, të cilët për pak kohë morën peng njërin prej tyre, Indrit Beqirajn.

Porositësit që kërkonte ‘kokën’ e Manecit i kishin vendosur nofkën ‘katunari’, i cili dyshohet të jetë Kasandro Noga. Dyshohet se Arben Maneci kishte vrarë një person të afërt të ‘katunarit’ ndaj donte të hakmerrej.

“Personi i interesuar komunikonte me aplikacionin SIGNAL me Kevin dhe nga e folura i patëm vendosur pseudonimin “Katunari”. Ai dyshohej se ishte i zonës pasi kishte dhe një person që na informonte në zonë për lëvizjet e Benit. Me sa kam dijeni ky person është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmit të këtij personi”, mësohet të kenë deklaruar vëllezërit Beqiraj.

Porositës i vrasjes së Manecit, sipas policisë që sqaroi në një deklaratë për mediat, ishte Kasandro Noga pasi Kevin Zeneli ishte ‘mesazheri’ i tij.  Kevin Zeneli kontakonte vëllezërit me porosi të Kasandro Nogës që është arrestuar në Belgjikë dhe njihet si një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit. Gjithashtu ka patur lidhje të ngushta me Beqiraj pasi i ka porositur që t’i kryhet një atentat Geron Hasanbelliut, hasmit kryesor të Kasandër Nogës. 

Në dosjen hetimore thuhet se Indrit Beqiraj deklaron me vetëpergjëgjesi dhe faktin që vetë ai në bashkepunim me Gentian Beqirajn, Ilirjan Feçin, Kevin Zenelin, i njohur edhe si Suçi, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, të nxitur kundrejt pagesës nga Kasandër Noga, e më pas edhe nga Flamur Bejko, kanë dashur të vrasin me armë zjarri Geron Hasanbelliun dhe Arben Mërkurin.  

Kush është Arben Mërkuri (Maneci)

Arben Mërkuri, 48-vjeçari u ekzekutua të mërkurën e 18 majit në Sukth. Tre autorë që lëviznin me makinë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij sapo zbriti nga makina. Shoferi qëlloi drejt 48-vjeçarit dhe një tjetër e mbajti në vëzhgim prej kohësh, duke pritur momentin "ideal" për ta ekzekutuar. Dy prej tyre janë filmuar nga kamerat e sigurisë, me maska të zeza, çfarë e bën të vështirë identifikimin. Mërkuri tentoi t'u shpëtonte plumbave duke u futur në ambientet e dyqanit. Kjo nuk e ndihmoi pasi njëri prej autorëve e ndoqi duke e plagosur rëndë. 12 gëzhoja automatiku u gjetën në vendin e ngjarjes. Arben Mërkuri vdiq në spital si pasojë e plagëve të rënda.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sukthi: 08/10/2022 00:10

    Shum mir ja kan bo se me ndyrsir njeri nuk e bonte m nona

    Përgjigju
  • lleshi: 07/10/2022 21:02

    MOS E HARRONI NENIN E PARE TE KANUNIT O PISA,,,SE GJAKU NUK HUP KURRE,,PO VRAVE PLUMBIN BALLIT DO MARRESH....

    Përgjigju
    • @Lleshi: 07/10/2022 23:06

      Keto vrasje nuk kane lidhje me kanunin dhe Maneci duhet te paguaje me breza per vrasjet qe ka bere. Ndersa shteti nuk duhet tu japi me status te penduarish ketyre kermave sepse fenomeni eshte beee masiv. Nje Manec me pak eshte me mire per shoqerine. Vrasesit me pagese ne te perjetshem eshte akoma me mire.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja